E Shtunë, 31 Tetor 2026

E.Coli, sërish hidhen dyshime tek trangujt

Trangujt janë kthyer sërish në radar të autoriteteve gjermane si shkaktarë të mundshëm të infektimit me bakterin vdekjeprurës E.Coli në Evropë.

Bakteri E. coli la të vdekur 26 persona dhe infektoi më shumë se 2700 të tjerë.

Dy javë më herët trangujt nga Spanja u cilësuan si shkaktarë për përhapjen e sëmundjes për t`u përjashtuar më pas si burim infektimi.

Më vonë fokusi u drejtua tek bishtajat nga Gjermania Veriore, por asnjë test nuk provoi që ato të jenë të kontaminuara me bakterien e cila shkaktoi infektimin.

Tani, sipas agjencisë Associated Press, dyshimet kanë rënë mbi një trangull, origjina e vendit të prodhimit të të cilit nuk dihet, i cili ka infektuar një familje në Gjermaninë Lindore.

Trangulli, që është kontaminuar me bakterien është gjetur në plehrat e familjes, por nuk ka të dhëna përfundimtare nëse ai është burimi.

Insituti Federal për Vlerësimin e Rreziqeve, ka thënë se analiznat nuk kanë arritur në ndonjë përfundim, pasi trangulli kishte qenë në plehra nga 19 deri më 30 maj.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›