Mbytet në Durrës Jahir Kabashi nga Kosova

Durrës, 29 gusht - Një shtetas i Kosovës është mbytur sot paradite në ujërat e detit pranë Durrësit, bën të ditur Balkanweb. Jahir Kabashi 23 vjeç nga Kosova (agjencia nuk e saktëson vendin) po bënte plazh në sektorin “Apolonia”, kur ka hyrë në det dhe nuk është parë më. Me t’u njoftuar nga i vëllai i viktmës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet në det. Në kërkime janë angazhuar dhe polumbarët e forcave speciale të RENEA-s, njofton Balkanweb.