Në një aheng në Bostan të Novobërdës plagosen 6 persona

Novobërdë, 29 gusht - Një shpërthim me pasoja fatale ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Bostan të Novobërdës. Si pasojë, janë plagosur 6 persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë KTV-së se shpërthimi ka ndodhur gjatë një feste që serbët kanë zhvilluar në fshatin e tyre, ku një serb tashmë i identifikuar ka hedhur një mjet shpërthyer në drejtim të njerëzve, por që nuk dihet cilat kanë qenë motivet. Hetimet për rastin po vazhdojnë. Të plagosurit janë shtruar në Spitalin e Graçanicës, kurse njëri është në gjendje të rëndë.
Sipas policisë, serbi 25 vjeçar, Sreten Periq, dyshohet se ka hedhur një mjet shpërthyes dhe ai po ndiqet nga policia.
Sipas policisë, serbi 25 vjeçar, Sreten Periq, dyshohet se ka hedhur një mjet shpërthyes dhe ai po ndiqet nga policia.
Të plagosurit janë: Qazim Jashari më rëndë , Danilo Gjorgjeviq , Besim Jashari , Azir Jashari dhe Marko Ivkoviq