E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet ne Shkumbin adoleshenti

Një adoleshent është mbytur në ujrat e lumit Shkumbin ndërsa ka qenë duke u larë me shokët e tij. Ergys Alla 14 vjeç nga lagja “Grumbullimi” në Librazhd, është marrë nga rrjedhja e ujit pikërisht në vendin e quajtur kthesa e Dragostunjës dhe nuk ka mundur të dalë dot më prej aty. Shokët edhe pse kanë kërkuar ndihmë, nuk kanë arritur të shpëtojnë shokun e tyre. Policia e cilësoi aksidentale ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë është nxjerre brenda një kohe të shkurtër. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›