Rreziqet e stines se veres
Dielli i nxehtë i ditëve të fundit ka bërë që rreth 50 persona çdo ditë të kërkojne ndihmën e mjekëve të urgjencës së Tiranës. Rritja e menjëhershme e temperaturave, sipas mjekeve e gjen organizmin të papërgatitur, duke bërë që menjëherë pas ekspozimit në diell shumë njerëz të shfaqin dhembje koke, lodhje, humbje ndjenjash e gradualisht pasojat mund të jenë edhe më të rënda.
Mjekët këshillojnë të shmangen në maksimum daljet në diell nga ora njëmbedhjetë e paradites deri në katër të pasdites, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të bëhet kujdes me kondicionerin, temperatura e të cilit nuk duhet të luhatet shumë nga ajo e ambientit.
Më të rrezikuar sipas mjekeve janë të sëmurët kardiakë, të cilët duhet të mbajnë nën kontroll presionin arterial dhe të mos neglizhojnë mjekimin si dhe moshat mbi 60 vjeç. Imuniteti tek fëmijët është më i madh, por gjithesesi rreziku tek to vjen nga konsumi i ushqimeve të shpejta e shpesh të pakontrolluara.