Mbytet në lumë një 54-vjeçare
Një 54-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u mbytur në lumë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që trupi i pajetë është gjetur pasditen e djeshme. Burimet zyrtare të Policisë bënë të ditur se dje janë njoftuar nga banorët se anës lumit në Paskuqan është gjetur kufoma e një gruaje. Menjëherë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar viktimën, e cila ishte Besime Rita, 54 vjeçe nga Paskuqani. Sipas policisë, ajo vuante prej kohësh prej nga sëmundja e saj për probleme mendore. Policia tha se ajo banonte te Bregu i Lumit dhe pas kryerjes së ekspertizës, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve të saj. Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se ajo nuk ka shenja dhune.