Retorika e radikalizuar
Pavarësisht nga paralajmërimet dhe retorika e radikalizuar, të paktën në pamje të jashtme, sidomos midis partive politike shqiptare, nuk duket se do të ketë ndonjë tensionim të ri në jetën politike të Maqedonisë në formën e shpërbërjes së koalicionit qeverisës, ku, sikurse dihet, partnerë kryesorë janë VMRO-DPMNE-ja e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partia shqiptare BDI e Ali Ahmetit. Ky është, të paktën, vlerësimi i përgjithshëm i një numri analistësh të njohur politikë, maqedonas dhe shqiptarë, sipas të cilëve tonet radikale midis partive politike, sidomos atyre shqiptare, janë, në shumicën e rasteve, një "marketing i pastër" politik dhe se ato u shërbejnë qëllimeve të politikës së ditës, pra, më shumë, ato synojnë grumbullimin e "pikëve" politike para zgjedhjeve presidenciale dhe lokale që janë parashikuar të zhvillohen në Maqedoni më 15 mars të këtij viti. Analistët në fjalë thonë se përvoja ka treguar, tashmë, se kur afrohen zgjedhjet, qofshin parlamentare, qofshin presidenciale dhe lokale, partitë politike "nxjerrin shpatat" dhe i vringëllijnë ato me zhurmë, por më shumë në ajër, sa për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, midis të cilëve, si gjithnjë, numri i atyre që bihen pre e kësaj zhurme politike partish, mbetet jo i vogël.
Në këto kushte, analistët nuk besojnë tek ajo që po vihet në dukje, muajt e fundit, gjithnjë e më me zë të lartë, se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i Ali Ahmetit, mbas zgjedhjeve, nuk do të qëndrojë më në heshtje, për të cilën akuzohet që kur erdhi në pushtet, mbas zgjedhjeve të fundit parlamentare të parakohshme në vitin 2006, sidomos nga ana e partisë tjetër kryesore shqiptare, PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), por madje edhe do ta braktisë koalicionin qeverisës aktual. Sipas tyre (analistëve), edhe BDI-së, ashtu sikurse edhe partive të tjera politike, i ka shijuar mjaft "ëmbëlsira" në formën e pushtetit, kështu që vështirë se ajo do ta bëjë një gjë të tillë, ndërkohë që as që nuk duket ndonjë arsye e fortë që ajo ta bëjë këtë, për më tepër që brenda kësaj partie nuk ka ndonjë shenjë se ajo ka ndërmend të ikë nga koalicioni qeverisës. I këtij mendimi është edhe analisti i njohur Jove Kekenovski, profesor universiteti, sipas të cilit kërcënimet ose paralajmërimet për braktisje të koalicionit nuk janë gjë tjetër veçse frustrime (zhgënjime) të disa individëve të pakënaqur. Ai thotë se asgjë spektakolare nuk do të ndodhë dhe se e gjithë kjo duhet të kuptohet si pjesë e marketingut politik. "Është fakt se ato (partitë shqiptare) po vringëllijnë armët, por kjo u shërben atyre vetëm si formë shantazhi ndaj njëra-tjetrës", theksoi ai. Analisti tjetër i njohur politik në këtë vend, profesori universitar shqiptar Imer Ismaili, ngul këmbë se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që shteti të funksionojë dhe që në vend të mbizotërojë rendi e ligji. Por ai u shpreh kundër aksioneve policore, si ai që u zhvillua me bujë të madhe, andej nga fundi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, mbas vrasjes së një polici special shqiptar dhe gjatë të cilit u bastisën e u kontrolluan dhjetëra shtëpi shqiptare nga policia speciale maqedonase "Alfa", madje pati edhe keqtrajtime shqiptarësh . "Duke pasur parasysh përvojën e kaluar, kur policia ka qenë mjaft represive ndaj shqiptarëve, duket se kodi i sjelljes brutale të policisë ende ekziston, kështu që vështirë se kjo të çon në krijimin e besimit te kjo polici", i tha analisti shqiptar Ismaili medias maqedonase.
Sidoqoftë, pavarësisht nga ajo që thuhet në qarqet politike të vendit se koalicioni qeverisës VMRO-DPMNE-BDI i ka marrë tashmë krisjet e para, se në qeverinë e VMRO-DPMNE-së ministrat shqiptarë janë lënë pas dore. E se madje disa prej tyre kanë mbetur "anonimë" dhe nuk po u dëgjohet e as nuk po u duket asgjëkundi as zëri dhe as emri. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në prag të Vitit të Ri, deklaroi se është i kënaqur nga "funksionimi i koalicionit qeverisës dhe zbatimi pa pengesa i reformave dhe se, madje, BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë shënuar në mënyrë simbolike pajtimin mes tyre". (Nuk duhet të harrohet se vetëm pak vite më parë, VMRO-DPMNE-ja e konsideronte BDI-në si një parti "terroristësh" që kishte dalë nga UÇK-ja, dhe nuk pranonte të kishte asnjë kontakt me të.) "Kemi të bëjmë thjesht me spekulime. As edhe një herë nuk e kemi shqyrtuar opsionin e braktisjes së koalicionit qeverisës. Është e vërtetë se ka disa probleme, por të gjitha ato janë të kapërcyeshme në kuadrin e dialogut të brendshëm brenda koalicionit", vë në dukje, nga ana e tij, z. Aziz Pollozhani, një nga funksionarët e lartë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Ali Ahmetit. Kurse analisti tjetër i njohur shqiptar, Rizvan Sulejmani, thekson se "Ali Ahmeti nuk ka treguar ndonjë shenjë se ka ndërmend të braktisë koalicionin dhe nuk pres ndonjë tronditje para zgjedhjeve, ndërkohë që shumë gjëra do të varen nga rezultatet e zgjedhjeve dhe kriza ekonomike. Fillimisht, njerëzit do të merren me zgjedhjet, kurse atë që do të ndodhë më vonë, do ta shohim. Kur anija do të fillojë të mbytet, atëherë do të dalin në pah edhe krisjet në koalicionin qeverisë dhe dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi", tha analisti shqiptar Sulejmani.
Më shumë kritika në adresë të BDI-së lidhur më atë që ka treguar dhe ka bërë kjo parti shqiptare, deri tani, në qeverisje, lëshon prof. Imer Ismaili, sipas të cilit partisë së Ali Ahmetit i "është ëmbëlsuar pushteti" dhe se, deri tani, kjo parti nuk ka realizuar asgjë nga ato që premtoi para zgjedhjeve. "Duket se BDI-ja nuk ka fuqi në koalicionin qeverisës dhe se tani mund të vihet në pikëpyetje roli i kësaj partie në koalicion", i tha prof. Ismaili një gazete maqedonase, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke shtuar se "BDI-ja është bërë njëlloj si PDSH-ja, kur ishte në pushtet - filiale e punësimit të njerëzve të saj". Edhe lidhur me PDSH-në, analisti shqiptar u tregua mjaft kritik, sidomos, për shkak të mënyrës së drejtimit të saj nga ana e kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi. "Kjo parti i konsumoi të gjitha mekanizmat e ekzistencës, pasi Thaçi sillet me partinë sikur ajo të jetë firmë private e tij dhe ai është bosi i saj; ai vetë po e shkatërron partinë. Koha e Thaçit po kalon dhe PDSH-ja, definitivisht, do të kalojë në histori", tha ai.