Big Brother, përcaktohen finalistët. Largohen Rikja dhe Eldora

Anaidi, Elona, Iliri dhe Shpendi do të jenë katër finalistët e edicionit të gjashtë të Big Brother Albania, i cili do të kulmojë me shpalljen e fituesit të shtunën e ardhshme.
Vetëm një javë përpara finales së madhes, dy konkurrentë iu larguan shtëpisë, Rike si më pak e preferuara dhe Eldora, e cila grumbulloi më pak vota nga televotimi surprizë për të preferuarit e publikut në finale.
Mesazhi që kam dashur të transmetoj që në fillim ishte gjëja më e rëndësishme për mua në këtë Big Brother. Dhuroni gjak të shpëtoni jetë, ose për të përmirësuar jetën e disa personave që kanë me të vërtetë nevojë për të. Janë persona që nuk duhet të diferencohen apo distancohen nga shoqëria, ishte apeli i Eldorës, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Një eksperiencë shumë e bukur, që kushdo do të donte ta përjetonte dhe njef sa më shumë veten atje brenda, tha Rike.
Gjatë gjysmëfinales së të shtunës u zbuluan edhe të gjithë sekretet e zbuluara nga banorët që prej fillimit të konkurimit, por edhe gabimet e tyre.
Ndërkaq, publiku mund të vazhdojë të votojë gjatë kësaj jave, për banorin e tij të preferuar, të cilin do të donin ta shihin të fitonte çmimin e madh të Big Brother 6.
/ Top Channel/