Mbytet ne vasken e peshkut, foshnja 18-muajsh
GJIROKASTER - Nje vajze nje vjec e gjysme, nga rrethi i Gjirokastres, humbi jeten mengjesin e djeshem, pasi ra aksidentalisht ne nje pus uji, prane baneses se saj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Gjirokastres, thane dje se, "trupi i pajete i vogelushes A.A., u gjet, rreth ores 08:00, nga prinderit e saj, ne nje pus uji prane baneses ku ata jetojne ne fshatin Humelice, rreth 15 kilometra larg qytetit". Vajza 18-muajsh A.A., ndodhej ne oborrin e shtepise se bashku me familjaret kur per nje moment ajo i ka shpetuar kontrollit te tyre dhe ka humbur jeten, duke u mbytur aksidentalisht ne basenin e peshkut qe ndodhej ne oborrin e shtepise.
B.K
B.K