Vjedhja e 3 kg flori, 2 ne pranga
FIER - Dy te dyshuar per vjedhjen e nje argjendarie kane rene dje ne prangat e policise se Fierit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit kane pohuar se behet fjale per dy banore te kryeqytetit, me origjine nga qyteti i Fierit. Policia nuk ka dhene emra dhe detaje, per arsye te sekretit hetimor, duke u kufizuar te beje te ditur se "ata dyshohet te jene autore te vjedhjes se afro 3 kilogrameve objektesh prej floriri ne argjendarine "Ilia", qe ndodhet ne qender te qytetit". Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth tre muaj me pare, por dokumentimi i saj dhe zbulimi i autoreve eshte mundesuar ditet e fundit.
Xh.B
Xh.B