Zhdukja e 15-vjecares, shoqerohet zjarrfikesi
Xhemil Beharaj
Policia e Fierit ka shoqeruar dje punonjesin e Policise per Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpetimit, Bardhi Muca. Ai eshte marre ne pyetje ne cilesine e personit qe mund te kete dijeni ne lidhje me rrethanat e zhdukjes se 15-vjecares Xhuljeta Agolli, nga fshati Rrethlibofshe e rrethit te Fierit. Ngjarja e ndodhur tri dite me pare, ka bere qe nje numer i madh personash te merren ne pyetje, ndersa mesohet se policia nuk ka neglizhuar as dyshimet e familjareve per implikimin e nje apo dy punonjesve te sektorit zjarrfikes ne zhdukjen e te mitures. Nga verifikimet e policise ka rezultuar se ne tablatet telefonike te numrit te telefonit celular te regjistruar ne emrin e Maksi Agollit, babait te te mitures, ka rezultuar se jane bere disa thirrje drejt numrit pa pagese 128, qe i perket Policise per Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpetimit. Familjaret thane se vajza e tyre fliste me dy punonjes zjarrfikes, te quajtur Genti dhe Bardhi. Nga verifikimet ka rezultuar se punonjesi me emrin Bardhi Muca ka qene ne sherbim ne te gjitha rastet kur jane regjistruar telefonatat e 15-vjecares. Muca eshte marre ne pyetje prej oficerit te policise gjyqesore, por ai ka mohuar implikimin e tij ne zhdukjen e 15-vjecares. Ne deklarimet e tij ne ambientet e Komisariatit te Policise se Fierit, Bardhi Muca ka thene se ai nuk ka folur asnjehere ne telefon me nje minorene. "Ne nuk mund te marrim ne telefon nga numri yne i punes, ndersa jane vete qytetaret qe telefonojne, tha dhe zjarrfikesi Muca. Shpeshhere qellon qe ka njerez qe telefonojne vetem se duan muhabet, pasi ky eshte nje numer pa pagese, por une nuk e njoh vajzen per te cilen flitet dhe nuk mund te bej marrezi te tilla". Ne deklarimet e tij, Muca mohoi gjithcka ne menyre te prere dhe me pas ai u la i lire nga policia. Nderkohe mesohet se edhe dje uniformat blu kane "zbarkuar" ne fshatin Rrethlibofshe per te vijuar marrjen ne pyetje te familjareve te Xhuli Agollit dhe te bashkefshatareve te saj, por ende nuk ka asnje te re ne lidhje me zhdukjen e te mitures. Burimet policore pohuan faktin se jane ngritur postblloqe policore ne rruget kryesore dhe ne disa dytesore rreth fshatit Rrethlibofshe. Policia ka "krehur" gjate dy diteve te fundit nje numer te konsiderueshem hotelesh e motelesh ne zonen e Fierit e Lushnjes pasi, sipas te dhenave te fundit, vajza eshte larguar nga rruga e pasme e baneses, qe kalon nga Manastiri i Ardenices e del ne fshatin Kolonje, per te vijuar ne rrugen kombetare Fier-Lushnje.
Letra e gjetur ne ekspertize
Burime nga uniformat blu bejne te ditur se policia ka shperndare foton e vajzes ne te gjitha pikat e kalimit kufitar, nga frika per nje tentative te mundshme te trafikimit te saj jashte Shqiperise. Kjo pasi ne canten e shkolles se vajzes eshte gjetur nga familjaret nje leter, ku shkruhej: "Mos kujto se ia hodhe. Do te te shuajme ty dhe familjen". Kjo ka bere qe te hetohet edhe ne lidhje me rrembimin e vajzes per qellime trafikimi apo per ushtrim prostitucioni. Policia tashme po ben ekspertizen e letres, per te kuptuar nese ajo eshte shkruar nga vete vajza per te humbur gjurmet apo eshte shkruar nga persona qe e kercenonin ate.