E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytja e fëmijëve, nëna refuzoi psikiatrin

 

Elefsinë - Gruaja 37-vjeçare, Bardha Terziu, e cila shihet si e dyshuara e vetme e tragjedisë së ndodhur dje në Greqi, kishte refuzuar në mënyrë sistematike mjekun psikiatër, duke pranuar vetëm të merrte disa ilaçe antidepresive qetësues. Këto pohime i ka bërë sot, bashkëshorti i të dyshuarës, baba i dy fëmijëve që u gjetën të mbytur dje në Elefsinë të Greqisë. Ai ka pohuar se prej disa javësh në shtëpi kishte plasur sherri i vazhdueshëm, për shkak se e shoqja shfaqte çorientim mendor. Adri Terziu i tha policisë në dëshminë që dha dje, se edhe dy netët e fundit kishte pasur shumë acarim pikërisht për këtë shkak. Ai ka rrëfyer se i kërkonte të shoqes të vizitohej te mjeku psikiatër. Ajo, nën britma i thoshte se as që kishte nevojë dhe se nuk ishte e çmendur. Mediat greke kanë pohuar dje se Bardha kishte tentuar disa herë të vetëvritej dhe kishte deklaruar tek fqinjët se nuk donte të jetonte më. Por këto thirrje, ditët e fundit nuk ishin dëgjuar më e për më tepër, askush nuk ia kishte vënë veshin duke mos besuar se do të mund të shkonte në vetëflijim. Dhe ca më keq akoma, askush nuk mendonte se ajo do të shkaktonte një tragjedi të tillë. E përditshmja më e madhe greke "Kathimerini" e ka përshkruar nënën vrasëse si "Medea e kohëve moderne", duke iu referuar një tragjedie antike helene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›