E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët të shqetësuar për dhunën në Egjipt

Ndërkombëtarët janë shprehur të shqetësuar lidhur me protestat e dhunshme në Egjipt. Të paktën 10 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në tre ditët e përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në sheshin Tahrir të Kajros.
 

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se ishte "thellësisht e shqetësuar" për dhunën dhe u bëri thirrje autoriteteve për të dhënë llogari për shkelje të të drejtave të demonstruesve.
 

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm amerikan, Ban Ki-Moon dënoi atë që ai e quajti “përdorim të tepruar të forcës” që po përdoret kundër protestuesve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›