E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraleli liron 550 të burgosur palestinezë

Izraeli ka liruar 550 të burgosur palestinezë në fazën e dytë të një marrëveshje me Hamasin që solli në shtëpi ushtarin izraelit Gilad Shalit, pas pesë vite i mbajtur peng në Rripin e Gazës.

Zyrtarët në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor thanë se kontigjenti kryesor i të burgosurve të liruar hyri në qytet mbrëmë.

Sipas UNICEF-it, në mesin e 550 të liruarve kanë qenë gjashtë gra dhe 55 të mitur të moshës 14-17 vjeçare.

Shalit ishte rrëmbyer në qershor të vitit 2006 nga ana e militantëve që kishin hyrë në Izrael përmes një tuneli ku kishin vrarë edhe dy prej shokëve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›