McCartney: Lennon? Jo. Isha unë politikani i ‘Beatles
Në vitin 1967 në Vietnam ndodheshin 500 mijë ushtarë amerikanë. Atë vit, Paul McCartney shkroi për "Beatles" këngën "When I‘m Sixty-Four". Lotët e djaloshit Paul i dedikoheshin të dashurës së tij, për t‘i thënë se si do të plakeshin së bashku deri kur të mbushnin 64 vjeç. Ndërkohë, John Lennon mendonte për politikën dhe në vitin 1968 ia kushtoi mendimet e tij revolucionit. Në biografitë e djemve nga Liverpuli, Paul mbahet si romantiku-pop i "Ob-La-Di Ob-La-Da", ndërsa John mishëronte shpirtin kundërshtues të bandës. Pra ishte Paul McCartney dhe jo John Lennon pjesëtari i kuartetit që politizoi "Beatles" dhe e bëri grupin të kuptonte "gjërat e shëmtuara" të luftës në Vietnam. Kjo është historia, e treguar nga Paul McCartney, i cili edhe pse i ka mbushur të 66-at vazhdon të këndojë dhe të jetë i dashuruar. Gjithashtu ai ka dëshirë të tregojë, ose më saktë të shpjegojë se ai i kishte zbuluar i pari problemet e botës dhe thotë: "E vërteta është se jemi paksa të ngatërruar në ato ngjarje".
Një intervistë në "Prospect", e cila do të publikohet në janar të vitit 2009, e përforcon edhe më shumë bindjen e grupit, që ia atribuon McCartney-t këngët të tipit pop e Lennon-it temat më të nxehta politikisht. Sipas ish-pjesëtarit të "Beatles", ishte ai që e bindi Lennon të kontestonte luftën e Vietnamit (1958-1975) në 1968-ën, kur kuarteti nga Liverpuli regjistroi këngën "Revolution".
McCartney tregon se fillimi i rizgjimit të tij politik ishte kur u takua me Bertrand Russell, shkrimtarin, filozofin, matematikanin dhe pacifistin britanik që në 1950-ën fitoi çmimin "Nobel" për letërsinë. Takimi ndodhi mes viteve ‘60, në shtëpinë e fundit të Russell në Londër. Mendimtari, autor i "Historisë së filozofisë perëndimore" ishte burgosur gjatë Luftës së Parë Botërore, sepse kishte nxitur punëtorët britanikë t‘i kundërviheshin ushtrisë amerikane.
"Pikërisht sapo kishim filluar të ishim të famshëm, dikush më tha: ‘E di që Bertrand Russell jeton këtu pranë, në Çelsi. Pse nuk shkon ta vizitosh?‘ Mora një taksi dhe nga ‘Abbey Road‘ shkova në Çelsi, ku më pas trokita në derën e tij". Në atë kohë filozofi Bertrand Russell i kishte mbushur të 90-at dhe ishte një monument i pacifizmit. "Lufta është gjithmonë një e keqe, thoshte, por në raste ekstreme, si përballë nazizmit, mund të jetë një e keqe e vogël". Ndërsa, sipas tij, ndërhyrja amerikane në Vietnam ishte krim. "Russell ishte i mrekullueshëm. Më foli për luftën në Vietnam (pjesa më e madhe e jona nuk dinte asgjë, sepse ende nuk ishte shfaqur nëpër gazeta) dhe më tha se ishte një luftë shumë e ashpër", tregon ish-pjesëtari i "Beatles", në intervistën e dhënë për "The Sunday Times".
Pas takimit McCartney u rikthye në "Abbey Road", rruga angleze ku "Beatles" incizonin disqet e tyre dhe ua tregoi të gjithë historinë djemve. "Vendosa t‘i tregoj gjithçka grupit. Bisedova veçanërisht me John-in dhe së bashku vendosëm të mbështesnim lëvizjen për paqe". Gjithsesi Paul McCartney pohon se ka qenë ai frymëzuesi i kthesës politike të "Beatles". Paul ideologu dhe John Lennon autori i teksteve. Por nëse Paul "zgjoi" grupin, ishte John Lennon - pohon gazeta britanike "The Sunday Times"- ai që shfaqi hapur opinionet e tij përmes këngës "Revolution" dhe më pas regjistroi këngë të tjera pacifiste si "Give Peace A Chance".
Ish-pjesëtari i "Beatles" konfirmon: "Ndonjëherë njerëzit më pyesin nëse muzika mund ta ndryshojë botën. Unë besoj se po, sepse muzikantët e famshëm kanë arritur ta bëjnë këtë gjë, njerëzit ua kanë vënë veshin. Ndoshta ‘kemi tërhequr këmbët zvarrë‘ për të tjerët që kanë ardhur pas nesh, për njerëz si Bob Geldof dhe Bono Vox, ata që kanë megafonin tani". Por kujtimet politike të Paul "përhapësit e paqes" nuk koincidojnë me ato të protagonistëve të tjerë të viteve ‘60. Fatkeqësisht John Lennon ka vdekur dhe nuk mund të tregojë, por Alan Clayson, që ka shkruar disa biografi për kuartetin e Liverpulit, thotë për "Sunday Times" se Paul McCartney dëshiron ta rishkruajë historinë tani që Lennon nuk jeton më. Spencer Leigh, që ka treguar historinë e klubit "Cavern", ku "Beatles" hodhën hapat e parë, thotë "se si Paul ashtu dhe John ishin të interesuar mbi atë që ndodhte përreth tyre, nuk jam i sigurt nëse ka qenë apo jo Paul ai që politizoi John-in". Ndërsa për sa i përket Tariq Ali, shkrimtari anglo-pakistanez, që ishte një nga liderët e lëvizjes pacifiste britanike, thekson se historinë e McCartney-t nuk e ka dëgjuar kurrë më parë: "Nuk më kujtohet absolutisht kjo histori. Ndoshta McCartney mund të ketë takuar Bertrand Russell, por unë nuk kam pasur kontakte me të dhe nëse do t‘i kishte pasur këto mendime, atëherë ne do t‘i merrnim vesh. Ishte Lennon që shqetësohej për luftën dhe nuk më ka folur kurrë për Paul". Që atëherë "Beatles" filluan të mbështesnin lëvizjet pacifiste dhe të luftonin kundër luftës, duke e përmendur gjatë koncerteve.