Bajern, Henes blindon Podolskin
"S‘është e lehtë që në këtë periudhë të vitit, të gjesh një sulmues cilësor dhe në gjendje të japë rezultate në Champions League. Për të përmbushur objektivat që i kemi vënë vetes, na duhen të paktën katër sulmues; Podolski mund të niset verën që vjen, por as që bëhet fjalë të largohet këtë dimër". Kështu, drejtuesi i përgjithshëm i Bajern Monako, Uli Henes, ka komentuar zërat e fundit në treg, për sa i përket Lukas Podolskit.