E Diel, 1 Nëntor 2026

Riberia, francezi më i mirë i 2008-ës

"France Football", revista që i ka dhënë Kristiano Ronaldos "Topin e Artë", e kurorëzon Frank Riberinë si lojtarin më të mirë francez të 2008-ës. Një titull i dhënë pas votimit të gazetarëve francezë, që i kanë atribuuar yllit të Bajernit të Mynihut 148 pikë, kundrejt 122 të Karim Benzemas (Olimpik Lion) dhe 50 të Yoan Gorkuf (Milan e Bordo). Arsen Venger (Arsenal) është njeriu që drejton klasifikimin e trajnerëve francezë, duke lënë pas Lorent Blank (Bordo) e Frederik Antoneti (Nica).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›