E Shtunë, 31 Tetor 2026

Briatore: Pas dy vjetësh, do të tërhiqem

"Ferrarin më pëlqen ta mund, por kur nuk fiton skuadra ime, si italian që jam, natyrisht që bëj tifo për Ferrarin. Megjithatë, nuk besoj se do të bujt në shtëpinë e Maranelos, edhe pse pas dy vjetësh do ta ndërpres aktivitetin". Kështu u shpreh Flavio Briatore në Pietrasanta, kur iu dorëzua çmimi "Barsanti" dhe "Matteuçi". Briatore shtoi se "mes futbollit dhe Formula 1 ka analogji, jo diferenca". "Në të dyja sportet është drejtimi i një grupi, ndaj është i nevojshëm përdorimi i stimujve të duhur për të arritur rezultate, loja në skuadër është vendimtare edhe në Formula 1, ashtu si në futboll". Në fund, Briatore shprehu edhe mendimin e tij mbi Masën: "E meritonte të fitonte Botërorin. Është një pilot shumë i zoti". Apam Parr, drejtori ekzekutiv i Uilliams, kishte thënë para disa ditësh se "besoj se do të humbim një tjetër skuadër para fillimit të kampionatit, madje ka shumë mundësi të bëhet fjalë për një prodhues". Pas lamtumirës së Hondës, në ambientet e Formula 1 endet frika se një tjetër skuadër mund të thotë lamtumirë. Por nëse dëgjojmë edhe mendimin e Fernando Alonsos, kjo skuadër nuk do të jetë Renaulti. "As që më shkon ndër mend se Renault do të tërhiqet nga F1", ka thënë dy herë kampioni i botës për të përditshmen spanjolle "As". "Formula 1 është e rëndësishme për politikat e saj të zhvillimit. Do të synojmë të fitojmë titullin vitin e ardhshëm".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›