E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo-Mihajloviç, çfarë sherri!

Portugezi Murinjo i përgjigjet serbit, që pak ditë më parë kishte komentuar situatën mbi Adrianon: "Të gjithë meritojnë një shans të dytë. Nëse Interi i ka dhënë mundësinë të stërvitet dikujt që i ka pështyrë në surrat një kundërshtari, përse të mos i japë një tjetër shans Adrianos?". Trajneri i Interit nuk e ka duruar kritikën e Mihajloviçit për Adrianon dhe ka reaguar. "Të gjithë meritojnë një shans të dytë. Nëse ky klub i ka dhënë mundësinë të stërvitet dikujt që i ka pështyrë në surrat një kundërshtari, përse të mos i japë një tjetër shans Adrianos?". Kështu i është përgjigjur Murinjo deklaratave të trajnerit të Bolonjës, Mihajloviçit, që dje kishte komentuar mbi situatën e Adrianos. Më pas Murinjo shton: "Trajneri i dytë i Interit është Barezi, por Mihajloviç flet më shumë se ai, duket sikur është ende këtu, edhe pse në të vërtetë nuk është kështu". Mbrëmjen e së shtunës vjen përgjigjja e teknikut serb: "Me Murinjon nuk mund të flas për futbollin, sepse nuk ka luajtur kurrë, ndaj dhe nuk mund të kuptojë. Unë kam bërë shumë budallallëqe, por gjithnjë kam paguar për gabimet, shpjegon tekniku i Bolonjës, nuk është e justifikueshme, por mund të më kuptojnë vetëm ata që kanë këtë zanat si pasojë e të qenit lojtarë, ai nuk ka qenë lojtar më parë, por unë nuk kuptoj se cila është lidhja mes deklaratave të tij dhe fjalëve të mia. Nuk do t‘ia lejoja kurrë vetes të flisja keq për Interin, përkundrazi gjithmonë flas në terma pozitivë edhe brenda në skuadrën time, për t‘i bërë lojtarët të kuptojnë diferencat që kanë me një skuadër të madhe. Kur fola mbi Interin dhe për Adrianon, nuk doja të bëja polemika me askënd, doja vetëm t‘u bëja një kritikë gazetarëve, sepse unë dhe Mançini kishim të njëjtat probleme dhe shtypi na quante të paaftë". Nuk ka vonuar kundërpërgjigjja e Mihajloviçit për replikën e Murinjos. Fjalët e Murinjos? "Më vjen keq, sepse me të nuk mund të flas për futbollin, sepse ai nuk ka luajtur kurrë. Nuk dua të bëj polemika, por ai s‘mund të kuptojë. Kam bërë shumë budallallëqe, por gjithnjë kam paguar për gabimet. Nuk është e justifikueshme, por mund të më kuptojnë vetëm ata që kanë këtë zanat si pasojë e të qenit lojtarë". Përgjigje me spec e Shinisha Mihajloviç për Hose Murinjon, pasi u akuzua nga trajneri portugez se "ka folur keq për Interin dhe për Adrianon". Polemika Murinjos nuk i kishte shkuar për shtat, duke konfirmuar se "një lojtari që kishte pështyrë një kundërshtar (Mihajloviç), Interi i kishte dhënë një mundësi tjetër, pse të mos ia japim edhe Adrianos?". Tekniku i Bolonjës iu përgjigj flakë për flakë: "Nuk e kuptoj ç‘të keqe ka ajo që kam thënë, shpjegoi në "Sky", nuk do t‘ia lejoja vetes të flisja keq për Interin. Flas gjithmonë me terma pozitivë, pasi kam kaluar aty katër vjet të mrekullueshme. Nuk shoh arsye që ndokush të nxehet. Kur fola për Adrianon, nuk doja të bëja polemika me Murinjon dhe Interin. Ishte vetëm një kritikë ndaj gazetarëve, sepse ne na kish qëlluar e njëjta situatë me Adrianon dhe e menaxhuam gjithsesi, ashtu siç bëri Murinjo. Por ne u piketuam si të paaftë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›