E Diel, 1 Nëntor 2026

Jennifer Lopez kërkon falje që këndoi për presidentin turkmen

SHBA - Diva amerikane e popit, Jennifer Lopez kërkoi falje që këndoi gjatë festës së ditëlindjes së presidentit të Turkmenistanit, duke theksuar se do të vinte në dyshim pjesëmarrjen e saj nëse do të ishte e informuar mbi çështjen e të drejtave të njeriut në ish-republikën sovjetike.

Jennifer Lopez ishte këngëtarja e parë e famshme që vizitonte ish-republikën sovjetike të Azisë Qendrore të njohur për rezervat e saj të mëdha të gazit natyror dhe mungesën e respektit ndaj të drejtave të njeriut.

Ajo mbante një veshje tradicionale turkmene ndërkohë që këndonte duke uruar për ditëlindjen presidentin turkmen, Gurbanguli Berdimuhamedov.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›