E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, luftë me policinë, vriten 2 të arratisur të burgut të Trikalas

2 nga shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM. 

Operacioni për kapjen e tyre filloi në mëngjes dhe sipas disa informacioneve, 4 të dyshuar ishin identifikuar nga kamerat termike të policisë. 

Pas identifikimit, vazhdoi një ndjekje intensive me helikopterë dhe qen policie. Gjatë mbrëmjes, policia shkëmbeu zjarr me personat e armatosur, dhe për pasojë 2 prej tyre mbetën të vrarë. 

Operacioni vazhdon ende dhe informacionet nuk janë shumë të qarta lidhur me identitetin e viktimave, ndërkohë që në kërkim janë edhe persona të tjerë.

Sipas informacioneve, në mëngjes të arratisurit nga burgu ishin ndarë në 2 grupe dhe lëviznin në drejtime të ndryshme.

Në 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve iu kapën menjëherë. 8 të tjerë që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë dhe herë pas herë janë përleshur me armë me policinë. 

Më 30 mars gjatë një përleshjeje u vra 25 vjecarja Katerina Zogali, e cila kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ndërsa më 17 qershor, të arratisurit vranë një polic 37 vjecar dhe carmatosën patrullën e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›