Mcllwham: Keqpërdorimi i pushtetit tjetërson demokracinë
TIRANË- Ambasadorja Britanike në Shqipëri, Fiona McIlwham vlerëson se ,“keqpërdorimi i pushtetit, i fondeve publike apo postit, për përfitime personale, tjetërson sistemet demokratike”.
Këto deklarata ambasadorja britanike i bëri sot gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Transparency International për projektin e tyre “Sistemi i Kontrollit mbi alokimet e buxhetit, si pjesë e Strategjisë Anti-korrupsion”, të financuar nga Këshilli Britanik dhe Banka Botërore.
Ambasadorja nënvizoi se “ky projekt është një shembull i qartë i punës ndërgjegjësuese dhe monitoriuese kundër korrupsionit, e cila kërkohet edhe nga Raporti i Progresit të vitit 2011”.
McIlwham theksoi se progresi në luftën kundër korrupsionit nuk është jetik vetëm për progresin e Shqipërisë drejt BE-së, por edhe për fuqizimin e demokracisë.
(el.me/BalkanWeb)