Më 1 shtator fillon viti i ri shkollor

Prishtinë, 24 gusht - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka intensifikuar përgatitjet për vitin e ri shkollor 2010-2011.
Në takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shtruar nevojën e rritjes së dinamikës për përgatitjet rreth fillimit të suksesshëm të vitit të ri shkollor.
Njëherësh, siç raporton KosovaLive, është bërë me dije se janë siguruar tekstet falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9, një pjesë e të cilave do të jenë tekste të ruajtura nga nxënësit nga viti paraprak.
Duke bërë apel për angazhimin maksimal të të gjithëve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj rikujtoi se viti i ri sipas kalendarit shkollor fillon më 1 shtator dhe se MASHT është i përkushtuar që të shpërndajë tekstet shkollore me kohë.
“MASHT ka siguruar tekstet falas për të gjithë nxënësit sipas kërkesave dhe shënimeve të DKA-ve, meqë një pjesë e këtyre teksteve sipas Udhëzimit Administrativ është dashur të ruhet nga viti i kaluar. Përgjegjësia për shpërndarjen e teksteve u takon DKA-ve, por MASHT do të ofrojë mbështetje dhe mbikëqyrje të këtij procesi,” tha Hoxhaj.
Ai gjithashtu apeloi që të mos pensionohen mësimdhënësit gjatë vitit shkollor por “ose të pensionohen para kohe të paktën ata që dëshirojnë ose të vazhdojnë me punën deri në fund.”
Duke folur për objektet e reja shkollore Hoxhaj tha se komunat duhet të kryejnë obligimet e veta që kanë për sigurim të rrymës elektrike, ujësjellësit dhe kanalizimeve përcjellëse.
Skender Xhakaliu, u.d. i sekretarit të përhershëm, tha se MASHT dhe DKA duhet të këmbejnë informata të sakta për numrin e nxënësve, nevojat për tekste shkollore, për tekstet e ruajtura dhe për çdo nevojë që mund të kenë shkollat gjithnjë në funksion të rritjes së cilësisë.