E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Mujota vlerëson lart punën e KFOR-it në Kosovë

Prishtinë, 24 gusht - Me rastin e përfundimit të detyrës në Kosovë, zv. komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Antonio Satta dhe zv. shefi i shtabit të KFOR-it, gjeneral-brigade Cevat Yazgili janë pritur të martën në takime të ndara nga ministri i FSK-së Fehmi Mujota dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimi.
Të dy udhëheqësit e MFSK-së dhe FSK-së falënderuan gjeneralët në largim, për kontributin e tyre të çmueshëm në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së.
“Kontributi juaj për Kosovën dhe FSK-në ishte i madh, andaj ne ju dëshirojmë suksese në karrierën e tuaj profesionale të mëtejmë”, u tha në këtë takim.
Gjeneralët në largim të KFOR-it duke u shprehur të kënaqur me bashkëpunimin e frytshëm që kishin, shprehën gatishmërinë që edhe në të ardhmen të japin kontributin në fusha të ndryshme me interes për FSK-në dhe Kosovën, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë FSK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›