E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakhtar kerkon fitoren ndaj Chelsea

Kampionët e Europës në fuqi, Chelsea, kanë udhëtuar drejt Ukrainës, ku sot do të luajnë përballë Shakhtar Donetsk. Shakhtar-i ka fiuar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions League, megjithatë në kupat e Europës kjo skuadër ka humbur vetëm 2 nga 20 ndeshjet e fundit përballë tifozëve të saj.

Trajneri Mirca Lucesku ka vlerësuar forcën e Chelsea-s. “Për të parën herë gjatë punës time si trajner do të luajmë kundër kampionëve të Europës. Chelsea është një klub i madh dhe kjo i jep lojtarëve të Shakhtarit më teoër motivim dhe ambicie për të treguar më të mirën në fushë”, tha drejtuesi i stolit.

Presidenti i klubit, Rinat Akhmetov, që është edhe personi më i pasur në Ukrainë, deklaroi se skuadra e tij do të kërkojë ti prishë ditëlindjen pronarit të Chelsea-t, Roman Abramovich. “Roman ka ditëlindjen dhe do të bëjmë të pamundurën që skuadra e Chelsea-s të mos festojë së bashku me të. Jemi miq të mirë, por në fushë na pret një luftë dhe mendoj se më të fituarit do të jenë tifozët e futbollit”, nënvijëzoi Akhmetov.

Në anën tjetër, trajneri Roberto di Matteo është i vetëdijshëm për rrezikun që paraqeset skuadra e Luceskut: “Ekipet e këtij trajneri zhvillojnë lojë të shpejtë dhe synojnë kontrollin e topit. Shakhtar i ka këto karakteristika dhe janë një skuadër e vështirë, tha tekniku i bluve të Londrës. Por ne do të kërkojmë rezultat. Jamm i lumtur që udhëheqim grupin dhe që punoj me këta lojtarë. Chelsea-n e kam në zemër”.

Anglezët do të mbështeten në fushë te John Terry, që pavarësisht pezullimit në kampionatin anglez mund të luajë në Europë dhe do të mbajë shiritin e kapitenit në “Donbass Arena”. Dy skuadrat kryesojnë Grupin E me nga 4 pikë. Kjo është një sfidë për të vendosur se cila dominon, por edhe për t’u ruajtur nga rikthimi i Juventusit, që ndjek në vendin e tretë me 2 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›