E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lille beson perballe Bajernit

Bayern Munich paraqitet si favorite absolute në sfidën kundër Lilles, të vlefshme për xhiron e tretë në grupet e Champions League. Forma e frikshme dhe ecuria rekord e bavarezëve në Gjermani, të cilës i shtohen problemet e Lilles, bëjnë që në letër kjo ndeshje të mos ketë histori.

Bavarezët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit për duelin në aktivitetin më prestigjioz për klube, me Franck Ribery që ka deyurën të udhëheqë skuadrën drejt fitores.

Kjo edhe sepse bavarezët nuk do të kenë në dispozicion tre lojtarë të rëndësishëm si Arjen Robben, Mario Gomez dhe Daniel van Buyten.

Por, megjithatë, me yje të tjerë si Kross, Myller apo Shaqiri, Bayerni mbetet një skuadër e frikshme dhe trajneri i Lille-s, Rudy Garcia i ka të qarta vështirësitë për skuadrën e tij dhe faktin që arritja e një rezultati pozitiv nuk është e lehtë.

“Në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi Garcia. “Kjo është një ndeshje si ato të Kupës së Francës, ku luan një skuadër e dobët dhe një e fortë. Në mënyrë që të marrë rezultat, ekipi i dobët duhet të jetë i bashkuar, të sakrifikohet dhe të besojë në shanset që ka. Natyrisht që vetëm kështu mund të arrihet një rezultat pozitiv, e pse jo edhe fitore”.

Më skeptik u shfaq portieri Michael Landreau, që deklaroi se Lille-s do ti nevojitej një mrekulli përballë bavarezëve. “Sot është e paimagjinueshme ti krahasosh të dyja skuadrat. Diferencat janë shumë të mëdha dhe për të fituar do të na duhej një mrekulli. E them këtë pasi luajmë kundër një prej pesë skuadrave më të forta në botë”, nënvijëzoi gardiani i ekipit francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›