E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 25 Qershor hapet njëri aks i Rrugës së Shqiptareve, Durrës-Prishtinë

Do jetë me një korsi. Investimi më i madh i të gjitha kohërave në vendin tonë do të bëhet i prekshëm për shqiptarët brenda 55 ditëve. Shqiptarët e të dy anëve të kufirit do të udhëtojnë në rrugën më gjigante ne Ballkan në datën 25 qershor.


Sot ishin përgjate gjithë kësaj rruge një grup inxhinierësh për të shikuar nga afër çka ata e cilësuan vepër e përkryer. ”Nuk kemi çfarë të themi. Është vepra më e madhe dhe më e përkryer që kemi vizituar deri më tani. Kjo do u shërbejë gjithë shqiptarëve. Është pak të thuash një investim. Ne e shikojmë si profesionistë, jo si politikanë. Dhe si profesionistë po mbesim me gojë hapur’’-u shprehen ata.


Tashmë punimet janë në kulmin e tyre dhe as e diela nuk është pushim. Gjithkund shtrohet asfalt.


Detaje



Kanë mbetur edhe 175m nga bashkimi i urave.
Jane gjithsej 29 ura.
Më e gjata 360m, më e shkurtra 40m.
Ura më e lartë është 80m, ndërsa më e ulëta 12m
Kanë përfunduar 23 ura.
Ka 1 muaj që filluar asfaltimi.
Nga një impiant per çdo seksion, 12 ekipe që punojnë për asfaltimin.
1200 makineri kryesore.
Çdo gjë punohet në vend. Janë mbi 3800 punonjës, pjesa më e madhe banorë të zonës.
Brenda 55 ditëve, njëri aks do hapet për kalimin e automjeteve.
Në hapësirat e tuneleve, po ecet 3.5-7 metra në ditë.

(një raportim më i zgjeruar do të jepet në vijim)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›