E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i MASH: Rama s’e di se shteti i jep abetaret falas, dogji 15 mln kredi për ndërtimin e shkollave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagon pas deklaratës së djeshme të kryetarit te bashkise se Tiranës Edi Rama në një emision televiziv dhe e akuzon se ka lënë fëmijët e Tiranës pa shkolla e kopshte dhe ka djegur rreth 15 milion euro kredi të dhënë nga Qeveria për ndërtimin e tyre. Gjatë një  emisioni televiziv Rama tha se "prindërit si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike nuk ju blejnë dot abetare fëmijëve. “Rama me deklaratën e tij dëshmon se nuk jeton në Shqipëri, por në kullën e tij të fildishtë në Pezë, pasi akoma nuk ka mësuar se në Shqipëri fëmijëve të të gjitha shtresave, abetaret u jepen falas nga shteti. Teksti i Abetares u jepet falas të gjithë nxënësve të klasave të para në Shqipëri dhe asnjë prind nuk paguan për Abetaren", deklaroi MASH, sipas së cilës, “premtimi i Ramës për të paguar Abetaret ngjan me ato premtimet e Zhvejkut”. “Programi i Edi Ramës se do t’ju blejë fëmijëve abetare është një tallje e thjeshtë e një njeriu që nuk ndërton shkollat e Tiranës, sepse nuk merr dot 20% të lejeve, por premton ato që tashmë janë garantuar prej vitesh”, thuhet në reagimin e MASH.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›