Më 29 tetor Shqipërinë do ta vizitojë zv.kryeministri kinez
14/10/2009 Meta pret ambasadorin e Kinës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka pritur ditën e djeshme në një takim të veçantë ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë Uang Junglin. Gjatë bisedës theksi është vënë në marrëdhëniet shumë të mira që eksitojnë mes dy vendeve, të cilat u konsideruar si tradicionalisht miqësore. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, të dyja palët vlerësuan vizitën e ardhshme të zëvendëskryeministrit kinez në Tiranë me rastin e 60-vjetorit të marrëdhënieve kinezo-shqiptare, si një tregues të qartë të miqësisë tradicionale edhe premtuese që ekziston mes dy vendeve. Pra, në datat 29-30 tetor në vendin tonë do të mbërrijë për një vizitë zyrtare numri dy i qeverisë së Republikës Popullore të Kinës. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, çështjet kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi kortezie kishin të bënin me marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe vizita e ardhshme e zëvendëskryeministrit kinez në Tiranë. Ambasadori Junglin i përcolli shefit të diplomacisë shqiptare përshëndetjet e ngrohta të ministrit të Jashtëm të Kinës dhe shprehu vlerësimin se marrëdhëniet kinezo-shqiptare kanë njohur një zhvillim të madh gjatë viteve të fundit. Gjithashtu ai shprehu bindjen dhe angazhimin e tij për thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe atyre ekonomike. Nga ana e tij ministri Meta vlerësoi fazën e konsoliduar në të cilën kanë hyrë marrëdhëniet bilaterale dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat e në mënyrë të veçantë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik.