“Zgjerim i standardeve liberale të ekonomisë së tregut”
14/10/2009 Kryeministri Berisha mbledh Task-Forcën për Reformën Rregullatore
Shefi i ekzekutivit kërkon bashkëpunim mes ministrive të linjës
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e Task-Forcës për Reformën Rregullatore se gjithçka duhet të zbatohet me vendosmëri të madhe dhe mbi të gjitha reformat duhet të realizohen sa më shpejt. Në mbledhjen e djeshme u diskutua kryesisht për reduktimin në maksimum të afateve për pajisjen e subjekteve me leje dhe licenca, si dhe për reformën në sistemin e inspektimit. Shefi i ekzekutivit ka thënë se Task-Force ka një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, që konsiston në avancimin e të gjitha reformave që zgjerojnë më shumë standardet liberale të ekonomisë së tregut, krijojnë klimën më të favorshme për investime, lehtësojnë të gjitha burokracitë ndaj bizneseve. Ai u shpreh se nga kjo reformë varet i gjithë zhvillimi ekonomik, nxitja dhe inkurajimi i biznesit. Kryeministri Berisha ka kërkuar nga ministritë e linjës që të sjellin brenda një afati sa më shkurtër ndryshimet në kuadrin ligjor, në mënyrë që të nisë sa më shpejt zbatimi i afateve të reja për marrjen e lejeve dhe licencave. Ai kërkoi më shumë bashkëpunim nga ministritë e linjës për reduktimin në maksimum të afateve për pajisjen e subjekteve me licenca të kategorisë së tretë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, gjatë mbledhjes është diskutuar edhe lidhur me reformën në sistemin e inspektimit, e cila synon që eliminimi i pengesave dhe burokracive në regjistrim dhe licencim të plotësohet me eliminimin e pengesave në inspektim. Për këtë kërkohet një kombinim i arritjeve në regjistrim dhe licencim me transformimin e modelit të inspektimit në Shqipëri. Kryeministri Berisha e cilësoi reformën në sistemin e inspektimit si një aspekt jetik për të lehtësuar biznesin. Kryeministri nënvizoi se qeveria ka punuar në këtë drejtim, duke kontraktuar ekspertë nga më të mirët e fushës. Më tej ai u shpreh se kjo reformë duhet të jetë një reformë e hekurt, duhet të zbatohet me vendosmëri të madhe e mbi të gjitha duhet të realizohet sa më shpejt.
Qendra Kombëtare e Licencave
Kryeministri Berisha ka vlerësuar veprimtarinë e deritanishme të bërë nga Qendra Kombëtare e Licencave, por theksoi se kjo qendër e ka të domosdoshme të shkëputet më shumë nga burokracia e miqësive dhe institucioneve të tjera. “Kjo nënkupton afate shumë më të shkurtra në shërbimet që u serviren qytetarëve. Shqipëria nuk mund të presë, biznesi nuk mund të presë”, - deklaroi kreu i qeverisë.