E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 30 maj Shqipëria përballë kampiones së botës, Spanjës

Nga ILIR CARA

Me të gjitha gjasat, në fund ta majit për kuqezinjtë do të rezervohet një miqësore luksi, duke qenë përballë spanjollëve kampionë Europe dhe bote

Miqësorja e djeshme mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka dhënë sinjale pozitive, ku nën drejtimin e italianit Xhani De Biazi shpresohet të bëhet realitet ëndrra utopike e të gjithë shqiptarëve, kualifikimi në një veprimtari të madhe.Përpos kësaj, gjatë transmetimit të kësaj ndeshjeje nga Tbilisi rrodhi edhe një lajm nga ata që janë pranë ekipit kombëtar, ku u përfol se më 30 maj Shqipëria mund të jetë përballë Spanjës, kampiones së dyfishtë që mban kurorën e Kupës së Botës dhe të Europës.

Pra, nën drejtimin e trajnerit Xhani De Biazi, kuqezinjtë kanë mundësi të zhvillojnë një miqësore luksi dhe të shumë ëndërruar për çdo kombëtare në botë. Thuhet se kanë mbetur modalitetet e fundit për ta finalizuar këtë miqësore. U tha se ky takim do të zhvillohet në Zvicër, kohë të cilën spanjollët e kanë si fazë përgatitore për Europianin Poloni-Ukrainë 2012.Dihet se ka një marrëdhënie miqësore mes dy federatave, asaj të Spanjës dhe Shqipërisë,  gjë e cila mund të ketë ndikuar në fiksimin e kësaj përballjeje.

Me Gjeorgjinë u tha se u hap një rrugë e re, ku trajneri Xhani De Biazi e nis me një revolucion, pasi pati një fluks të ardhurish me moshë të re. Në Gjeorgji trajneri italian nuk e pati të plotë grupin, por pritet që ndaj Spanjës De Biazi do ti ketë të gjithë në dispozicion, si dhe do të ketë ide më të qarta për grupin që drejton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›