E Diel, 1 Nëntor 2026

Skaneri i kuqezinjve ne miqesoren ndaj Gjeorgjise

Samir Ujkani

Pas furtunës del gjithnjë dielli. Kështu mund të përkufizohet momenti i mirë i gardianit kuqezi Samir Ujkani, i cili aktivizohet në Sërinë A të futbollit italian në rradhët e skuadrës së Novarës. Ndaj Gjeorgjisë ai ka qenë heroi ynë me dy penalltitë  e neutralizuara, pavarësisht se e dyta përfundoi në rrjetë. Pritjet e mira gjatë ndeshjes dhe siguria e tij, tregojnë se gabimet e shfaqura në të kaluarën tashmë janë hedhur pas shpine dhe me Ujkanin në portë, pas lamtumirës së Beqajt, kuadrati do të në duar të sigurta.

Andi Lila

Si gjithnjë luftarak me kundërshtarin. Jep më të mirën në fushën e blertë, por cilësitë teknike edhe në këtë sfidë kanë munguar, pasi disa krosime të Andi Lilës nga krahu i djathtë kanë qenë pa adresë. Gjithsesi mbrojtësi i Pas Janinës në kampionatin Helen është gjithnjë një armë e fortë përsa i takon lojës defensive të Shqipërisë.

Armend Dallku

Mbrojtësi i Vroskla Poltavës në Ukrainë, edhe pse jo në rolin e tij natyral (mbrojtës i djahtë) përballë Gjeorgjisë, ka diskutuar një 90 minutësh të mirë. Gjithsesi, moment i golit të barazimit vendos në faj qendrën e mbrojtjes. Por edhe pse është ndëshkuar me karton të kuq, Dallku ka qenë tepër i saktë në lojën e tij, sidomos me duelet ndaj kundërshtarëve.

Franc Veliu

Një ndeshje e mirë për mbrojtësin vlonjat. Edhe pse, ashtu si Dallku, akuzat për golin e barazimit mund të rëndojnë edhe mbi Franc Veliun. Gjithsesi, duke u shkëptuar nga një episod, duhet parë me vemendje performanca mbresëlënëse, çka do të thotë se Shqipëria ka gjetur një qendërmbrojtës që të bësoj për të ardhmen.

Ansi Agolli

Si gjithnjë Ansi Agolli e bën mjaftë mirë detyrën e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, edhe kur aktivizohet në mesfush. Edhe dje ndaj gjeorgjanëve ai ka qenë tepër i saktë dhe luftarak si në aspektin difensiv, gjithashtu edhe atë ofensiv.

Odise Roshi

Krejtësisht në hije në këtë ndeshje. Vetëm një iniciativ gjatë pjesës së parë kur mesfushori i Këlnit kërkoi të shërbente për Çanin, nuk mjafton për të konsideruar një performanc pozitive. Odise Roshi ka humbur edhe pikët e tij më të fortë në këtë takim: duelin një për një me kundërshtarin, duke iu ndalur të gjitha iniciativat.

Jahmir Hyka

Nuk ka rënë në sy në këtë takim. Problem i pozicionit në qendër të mesfushës, apo diçka tjetër, këtë fakt e di më mirë trajneri De Biazi, i cili e zëvëndësoi Hykën që në minutën e 55. Mbase me teknikën dhe shpejtësin e tij lojtari i Lucernit në kampionatin zvicerian, mund të kishte bërë diçka më shumë në lojën e kuqezinjëve.

Ervin Bulku

I saktë, luftarak, gjithnjë tregon shpirt të lartë gare gjatë sfidës, Ervin Bulku dje ka qenë një kapiten i vërtetë në këtë sfidë duke treguar se meriton fanelën kuqezi. Kartoni i verdhë dhe nervozismi i tepërt si pasojë e një arbitri skandaloz, kanë inponuar trajnerin De Biazi ta zëvëndësoj në 14 minutat e fundit.

Emiliano Vila

Vrapon pa fund në mesfushë, tepër punëtor, i saktë na pasimet e tij, Emiliano Vila ka rritur reputacionin e tij në kombëtare. Kujtojmë që më parë ish-trajneri Josip Kuzhe në ndonjë takim nuk e grumbullonte as në 18-tëshe. Ndërkohë që gjuajtja në fundin e lojës drejtë trekëndëshit të gjeorgjanëve ishte vërtetë e rrezikshme, por e neutralizuar nga portieri vendës.

Gjergji Muzaka

I aktivizuar në krahun e majtë të mesfushës, Gjergji Muzaka ka bërë mirë deri diku rolin e tij në aspektin difensiv duke ndihmuar në kthimet e tij pas, Agollin në krahun e majtë. Por loja sulmuese e futbollistit të Skënderbeut, ka lënë vërtetë për të dëshiruar. Mbase duhet të shfrytëzoj më mirë shansin me ngjyrat kuqezi.

Edgar Çani

Jo vetëm goli, por shpirti i garës, lufta me kundërshtarin, siguara në kontrollin e topit, e bëjnë këtë lojtar një këndidat të fortë për sulmin kuqezi. Mbase në takime të tjerta ku edhe kombëtarja të ketë marrë një tjetër sy, Çani do të ketë ende gjëra të bukura për të na treguar nga repertori i tij. Mbetet një ardhme e garantuar në sulmin tonë.

Hair Zeqiri

ËShtë aktivizuar për 35 minuta, por pa dhënë ndonjë sinjal të qartë në lojën e tij. Disa pasime të thjeshta për shokët e skuadrës, nuk janë elementët e duhur për një lojtar debutues. Por në krahun tjetër ishte vetëm sfida e parë dhe Hair Zeqiri meriton minuta të tjera për të treguar cilësit e tij.

Elis Bakaj

Pas dëmtimit në ndeshjen e fundit miqësore të Shqipërisë ndaj Maqedonisë, lojtari i Çernomorest Odesës në Ukrainë, është aktivizuar 14 minuta. Elis Bakaj është treguar tepër i egër ndaj kundërshtarëve, ka tentuar të shënoj nga goditja standarte në minutat e fundit, por vetëm kaq.

Armando Sadiku

Mbase traneri De Biazi duhet të kishte guxuar disa minuta më shumë për bomberin Armando Sadiku. E vështirë të japësh një opinionin në vetëm 8 minuta.

Gilam Lika , Orges

Shehi, Tefik Osmani

Tre futbollistët në fjalë vetëm sa kanë qenë pjesë e protokollit të takimit miqësor Gjeorgji Shqipërisë 2-1, pasi në vetëm 60 sekonda ata spatën mundësi të vihen në dukje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›