E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perero: Një gabim tjetër, fatal për Gramozin

Nga Kristi Lilo

Mesfushori brazilian thekson se ekipi kolonjar do të arrijë të fitojë të shtunën ndaj Gramshit, falë edhe mbështetjes së tifozëve

Futbollistët e Gramozit besojnë se të shtunën do të bëjnë më të mirën ndaj Gramshit dhe në fund do të jenë ata fitimtarët. Pas vërejtjeve të fundit për humbjen në Fushë-Krujë, djemtë e drejtuar nga trajenri Qirjako kanë mbledhur mendjen dhe duan të bëjnë autokritikë menjëherë. Ata janë më se të karikuar, sepse e kanë të qartë se vlejnë vetëm 3 pikët. Gjatë këtyre ditëve, më i shqetësuar se kurrë është dukur numri 1 i stolit kolonjar, Ilir Qirjako, që ka punuar shumë për ndeshjen e radhës.

Presin kthesën këtë fundjavë edhe sportdashësit kolonjarë, që kanë premtuar se do ti mbushin shkallët e stadiumit. Trajneri Qirjako pritet të bëjë shumë ndryshime në ekip, ku i vetmi repart që nuk do të preket është mbrojtja, sepse ka qenë në lartësinë e duhur, pavarësisht dy golave të pësuar.

Më shumë ndryshime mund të ketë në mesfushë, ku të sigurt duken vetëm braziliani Perero dhe kapiteni Shupe. Pa dyshim që edhe sulmi do të ndryshojë. Gramozi do të kërkojë fitoren në ndeshjen e radhës, që është e vështirë për ne, por duhet të shfaqim vlerat më të mira që kemi. Një gabim i dytë do të na shkatërronte gjithë atë punë që kemi bërë.

Me Ilirinë nuk mundëm të merrnim asnjë pikë, por besoj se këtë të shtunë do të fitojmë, u shpreh shkurt futbollisti brazilian Perero, që luan sezonin e parë  me Gramozin. Ai kërkon mbështetje sa më të madhe nga tifozët, që ekipi kolonjar të mos humbasë të tjerë pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›