Murin ne Shqiperi e rrezoi binomi student-pedagog
Levizjet politike te vitit te fundit kane pasur ne fokus te tyre, vec zgjidhjeve reformiste dhe elektorale, edhe synimin per te marre ne dore trofeun moral te frymezimit politik, qe lidhet me nje date te lavdishme ne historine e Shqiperise, 8-9 Dhjetor 1990.
Disa muaj me pare opozita provoi te shkepuste nje cope historie ne mitingun qe organizoi ne Qytetin Studenti, pikerisht tek fusha sportive ku 19 vjet me pare zhvillonin mitingun e tyre perfaqesues te qytetarise (punetorise) se Tiranes.
Nga ana e vet, Partia Demokratike shpalli festimin si asnjehere tjeter te 8 Dhjetorit 2009, duke ftuar ne sheshin “Skenderbej” te gjithe “Qytetin Demokratik”.
“19 vjet me pare, ne debatin per strategjine e realizimit te nje force te rendesishme opozitare, punetoret e Tiranes ishin menjanuar per disa ore ne fushen sportive prane Qytetit Studenti dhe oratore te ndryshem, prej radheve te tyre, mbanin fjalime per te elektrizuar situaten shpirterore dhe protestuese. Nga ana tjeter, ne nje proklamate te te perndjekurve politike, vendosur ne sheshin “Demokracia”, kerkohej levizje radikale ndaj sistemit komunist. Kjo thirrje u hoq nga nje grup studentesh, pasi u la te lexohej vetem 60 minuta. Ne mes te kesaj harte njerezore gjendeshin studentet dhe pedagoget e Universitetit te Tiranes, te cilet kerkonin nje kompromis per formezimin e levizjes se tyre. Gjendja kishte ngrire ne mundesine e krijimit te dy partive opozitare. Partine e student - pedagogeve dhe partine e punetoreve dhe te te perndjekurve politike.
Ne kuader te orientimit te Byrose Politike, per t’u vendosur ne fushen elektorale te pritshme, me PPSH-ne dhe forca te vogla aleate dhe nga ana tjeter forca te vogla opozitare, situata ne Qytetin Studenti ishte me se e ndere. Me dy ose tri forca te mundshme opozitare, te vogla dhe te percara midis tyre, do te ishte shume i thjeshte realizimi i skenarit te kontrollit te evoluimit politik te situates, ne funksion te fitimit te zgjedhjeve nga ana e PPSH-se dhe realizimit te skemave sunduese ne nje forme te re.
Por kjo nuk ndodhi. Ne qender te sheshit “Demokracia” organizohet nje takim ku diskutohet kjo situate. Nga grupi i pedagogeve moren pjese Sali Berisha, Arben Imami, Besnik Mustafaj, Kujtim Cashku dhe nje grua (u peshperit emri Zana). Nga grupi i studenteve ishin Azem Hajdari, Spiro Cura, Renato Ndrecka, Alma Bendo, Agim Hasa dhe te tjere. Pasi u analizua situata ne terren, Sali Berisha mori fjalen dhe tha pak a shume: “Duhet te bashkohemi me punetoret dhe te perndjekurit politike, duhet t’i therrasim prej fushes poshte, ketu lart ne shesh, duhet t’u japim mundesine te mbajne fjalimet e tyre dhe... Duhet te krijojme nje parti popullore, sepse betejen me palen tjeter e kemi shume te veshtire”. Ishte hera e pare qe degjonim termin parti popullore. Grupi i studenteve u nis per te thirrur ne sheshin “Demokracia” punetoret, te perndjekurit dhe perfaqesuesit e tyre, ku shquanin Sotir Qirjaqi dhe Agron Cika.
Por revolucioni me mjete demokratike i Dhjetorit ’90 nuk ishte nje dite, as dy, tre, nuk ishte as nje muaj, dy. Ai qe ne historine moderne te vendit hyri si ngjarja qe shembi Murin e Berlinit ne Shqiperi, ishte nje zhvillim procesual, kompleks, vizioni, organizimi, taktikash, betejash elektorale edhe koke me koke me njerezit, per liri, demokraci dhe integrim evropian. Ky revolucion zgjati rreth 16 muaj, cdo dite ne nje terren shume te veshtire, ku skemat dhe kunderskemat, dashuria dhe urrejtja, paqja dhe lufta, inteligjenca dhe injoranca, por edhe fitorja me humbjen do te ishin gjithmone prane, gati per ta kthyer situaten pas, drejt konservimit perseri te se keqes. Mbi gjithe evolucionin e levizjes revolucionare shquan nje princip themelor: pajtimi kombetar. Dhe kjo eshte veper inkludive ne radhe te pare e studenteve te Dhjetorit ’90, te cilet diten, qe ne rrethana shume te veshtira te bashkudhetonin “si delet mes ujqerve”, per te realizuar ate qe ne histori ka hyre me emrin Dita e Demokracise - 22 Mars ’92. Dhe pa dyshim qe roli i Berishes ne kete proces meriton boldin historik.
Berisha ishte dy here aty, sepse dhe e bija e tij, Argita, sipas studenteve te Biokimise, ka qene nje pjesemarrese aktive si ne themelimin e PD-se, ashtu edhe ne greven e urise te vitit ’91.
Askush nuk ka te drejte qe te mohoje prezencen dhe kontributin e kujtdoqofte ne ngjarjet e medha, qe ky vend ka kaluar dhe ku kane ndodhur ndryshime te rendesishme cilesore dhe sasiore.
Sot, 19 vjet pas asaj ngjarjeje te madhe, ne “Qytetin Demokratik” jane te gjithe, me te njejtat deshira dhe endrra per te realizuar hap pas hapi idealet e medha te Dhjetorit ’90. Anetaresimi ne NATO dhe integrimi ne BE jane bere dhe jane duke u bere realitet. Me tej horizonte te reja jane hapur per rinine dhe brezat qe vine, te cilat ne Dhjetor te ’90-s, nuk mund ti imagjinonim. Edhe pse Azemi nuk jeton me fizikisht, fryma e tij eshte e gjalle, e gatshme per pergjegjesi nga binomi student-pedagog, si nje motor burimor ne fushen politike shqiptare.
Ne kushtet e riformatimit te proceseve evolucioniste, per arsye qe lidhen me rrugëtimet e reja politike, te drejtes historike per drejtim, boshllëkut te alternativave te pjekura politike te se majtes shqiptare, nga kapacitete politike ne “Qytetin Demokratik”, perfshire fluksin e studenteve te Dhjetorit ‘90, gjendemi ne nje faze te paprecedent bashkëpunimi politik, me parti, flukse dhe grupe konkluduese. Ky bashkëpunim eshte koalicioni qeverises 2009-2013. Jo mbi baze numrash, por sistemi vlerash tashme te provuara. Ky koalicion konkludon premtimin e dhene dhe eshte nje mundesi e madhe per te shkruar nje faqe te mire te historise, duke mesuar nga e kaluara dhe duke vendosur standarde te reja te binomit student-pedagog.
Sot, aktoret politike ne spektrin shqiptar ndahen ne dy grupe te medha. I pari “Doing Things” dhe i dyti “Selling Words”. Sovrani ne zgjedhjet e fundit vendosi t’u jape mandat te pareve, duke percaktuar prere kursin politik per realizimin e veprave te munguara qe prej viteve ‘80 deri me sot dhe integrimit evropian. Cdo qytetar shqiptar e ka te qarte dhe jep bekimin per kete kurs politik. Dhe nuk ia ka besuar kete kurs vetem nje njeriu, as nje partie, por te gjithe demokrateve bashke, perfshire edhe binomin student-pedagog i Dhjetorit ‘90. Bashkepunimi i madh mirebesues nuk ka kohe per te humbur. Tek ky bashkepunim eshte shtrati i duhur i vlerave evropiane, shpejtësia e integrimit, mirëqenia dhe mirësia.