E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me “Kurbanin”, Rama hodhi themelet e shtëpisë në Dajt, për ndërtimin e saj do t’i duhet të bëjë kurban gjithë partinë

21-01-2013 / Gazeta 55

Shtëpia e re e çiftit Edvin dhe Lindita Rama, po ndërtohet në fshatin Surrel të komunës Dajt. Banesa e re e kryetarit të opozitës është e konceptuar në 11 rrathë këndorë, dhe po ndërtohet në një nga parcelat që Linda Rama bleu disa vite më parë. Me këtë shtëpi Linda Rama (Basha) synon ta largojë bashkëshortin nga vesi i fjetjes te shokët. Kjo shtëpi po ndërtohet sipas Linda Ramës me paratë e shitjes së librit “Kurban” të Edit. Megjithatë po të vështrosh themelet e thella prej betonarmeje të ndërtesës futuriste të familjes Rama kostoja e shpenzimeve do të jetë aq e lartë saqë Edvinit do t’i duhet edhe shumë libra “Kurbanë” për të përfunduar banesën. Dhe duke ditur që ngjarjet e librave të Ramës janë rrëfime të peripecive të kryetarit të Partisë Socialiste me pushtetin, opozitën dhe deputetët e PS gjasat janë do të bëjë kurban të gjithë partinë për të hyrë në shtëpinë e re.  Përtej kësaj, Edi Rama është socialisti i vetëm në botë që ndërton një shtëpi me arkitekturë fashiste. Dihet që arkitektura futuriste lindi në Itali përgjatë fashizmit të Duçes me manifestin e Marinetit. Por ajo që nuk dihej ishte shijet fashiste të Edi Ramës, i cili ka përzgjedhur këtë arkitekturë për të modeluar shtëpinë e tij të re. Edi Rama do të jetojë në një shtëpi fashiste.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›