Me Kursin e Ri të Ramës, do përsosen shejtanët e vjetër të Bllokut
Nga errësírat e gënjeshtrës dhe terrorit komunist kanë dalë ca shejtanë të rinj, më të rafinuar se ideatorët e “kopaçes”, të mashtrimit dhe të hipokrizisë. Janë shfaqur ca kukudhë të vjetër të komunizmit, që urrejnë demokracínë, sikur duan të ndjekin një kurs të rí politík. Po! Po! Të pikëlluar, që u përmbys mbretëría e privilegjeve, shejtanët e rinj, si dishepuj të dhunës dhe të urrejtjes, kanë kohë që kanë ngritur veshët të dëgjojnë ndonjë cen të lirisë dhe të dashurísë së demokracísë për njerinë. Dhe po tentojnë të vjellin sa më shumë vrer, sikur të mos i pengojë zullumi i mëkateve të tyre në diktaturë. Sepse, ndonëse demokracia nuk i ka penguar të realizojnë veten, ata lëngojnë ngaqë ky sistem nuk privilegjon me diferencime. Ndaj qahen e bërtasin, edhe kur janë me “poste”, edhe kur veturat i kanë me xhama të zinj, edhe kur vilat i kanë ngritur në bregdet trekatëshe. Këta xhahílë, të terrorizuar nga hija e mëkateve të tyre, nisën herët ta kërkonin vrimën e miut 500 grosh, aq sa nuk po dilnin nga shtëpitë, as kur nata ishte pa hënë. Mirëpo këta xhelatë, të llahtarisur, që menduan se kishte ardhur për ta dita e kiamet, metë dalluar zemërgjerësínë e demokracisë dhe metë nuhatur tolerancën fisnike të viktimave të tyre, nisën të krekosen, të vinin maska, të shtireshin të “reformuar” dhe të pështynin rrugën e pastër të sistemit të rí. Me gjuhë nepërke, me “dashamirësí” prej djalli, filluan t’u qanin hallin viktimave, që qënkëshin marrë më qafë nga bashkëvuajtësit e tyre. Dhe, meqë vetë kishin mbjellë ferrin, nisën të ngazëllehen tek i dallonin ndonjë të metë demokracísë. Këto dhelpra “plaka” nisën fillimisht të shtireshin sikur nuk donin pushtet. Sikur, po të krijoheshin kushtet, do të prozonin që vendin ta drejtonin viktimat. Dhe në një tranzicion të vështirë, ku as drejtuesit më të përkushtuar s’i kishin të plota vizionet e lirísë, demonët gjetën të meta e dobësí, të cilat i frytën si tollumbace dhe sajuan me to “kriza” të paqëna, të pazgjidhshme. Se nuk është e vështirë t’i gjesh “dobësi” brishtësísë, mbasi nuk ka përsosje që nuk shoqërohet nga delikatesa të brishta. Gjithmonë liría, edhe pa dashur, i krijon hapësíra edhe së keqes. Ndaj shejtanët e lumit, gjithë mëkatarët dhe duaxhinjtë e tyre, filluan t’u fryjnë këtyre të metave e dobësíve, për të dëmtuar imazhin e demokracisë dhe për të “zgjuar” nostalgjí për diktaturën (Natyrisht, duke shfrytëzuar humanizmin e demokracísë për të korrigjuar pa shkelur parímet e lirisë). Dhe, megjithatë, demokracía e ka fituar tashmë edhe këtë betejë si një “misionare” e shenjtë. Ajo qëndroi fisnike edhe përballë një mali sharjesh, poshtërímesh, nihilizmash, deri dhe akuzash për “kanibalizma zgjedhorë”. Madje duroi akuza të paqëna dhe për zgjedhje, që bota i çmon si konkuruese dhe transparente, apo si themel solid për arritje të larta standardesh europiane. Por, sa më shumë është përpjekur demokracia të ndahej nga praktikat demoniake të diktaturës, aq më të egra janë bërë shpifjet e fantazmave të komunizmit ndaj saj. Liría qënka në një luftë të egër me demonët e tiranísë. Kjo luftë bëhet më e vështirë, kur demokracía nuk mund të fitojë kundër tyre veçse me mjete paqësore. Prandaj shejtanët e diktaturës, të pakërcënuar nga asgjë, u azdisën, mohuan çdo sukses të demokracisë, nisën të përbaltin imazhin e vendit, dhe u ngërdheshën madje dhe me aspiratat madhore të integrimit. Se shejtanët e lumit nuk duan të shihen në pasqyrë. Nuk duan të ballafaqohen me dritën, me ligjin, me shenjtërínë e të drejtave të individit. Nuk duan që shqiptarët ta kuptojnë thellë masakrën komuniste, grabitjen që u bëri diktatura pronës, dinjitetit dhe jetës së tyre. Prandaj këta shejtanë të diktaturës i klithin sot Europës të mos e pranojë Shqipërínë në gjirin e saj. Se nuk duan demonët të barazpeshohen me viktimat para ligjit të vërtetë. Se tërë kohën ata kanë shpresuar tek inercía e frikës së krijuar nga terrori, te kapitali i ndyrë i bashkautorësínë në krimet e komunizmit, te degradimet që kishte shkaktuar diktatura në karakteret e dobëta, te “dosjet” e Sigurimit të Shtetit për armiqtë, te skoriet e ideologjisë kriminale në vetëdijet e naivëve, te armiqësítë e pakuptimta, që kishte mbjellë lufta mizore e klasave, e tj. Mirëpo demokracía diti t’i çlironte njerëzit nga makthet e së kaluarës, t’u lartësonte dinjitetin e cënuar, t’u nxiste pavarësínë e mendimit dhe t’u maturonte urrejtjen ndaj diktaturës dhe shejtanëve të saj, të cilët edhe sot po tentojnë ta mbajnë Shqipërínë të mbyllur, të izoluar, të pazhvilluar dhe të terrorizuar nga pasiguria për të nesërmen. Dhe këtë demokracía e ka bërë dhe po përpiqet ta bëjë, jo me urrejtje, as me përkrahje të diferencuara, as me “dajak”, apo me gënjeshtra, por me nxitje të iniciativës së lirë, me barazi para ligjit, me shpërblim të merituar dhe distancim njerëzor nga e kaluara e demonëve, të cilët, të pasuruar me vjedhje e të shkolluar në Perëndim, përsërí po tentojnë të krijojnë “mure” të rinj ndarës nga bota e qytetëruar, me shpresën për ta bërë Shqipërínë rishtas një “çiflig” të tyre.
Harrojnë shejtanët e lumit se sot shqiptari nuk është më ai “skllavi” i djeshëm, që detyrohej të duartrokiste ata që i merrnin dhe jetën. Nuk është më ai që besonte se mjerimi i skajshëm qenkësh shkalla më e lartë e mirëqënies. As ai “sovrani” i terrorizuar, që i druhej edhe këmishës në trup dhe detyrohej të shtirej sikur besonte që mund të fluturonte edhe gomari. Nuk është më ai shqiptari i fanatizuar, që të besojë Ramën se ka ndryshuar kursin, se është penduar, se po mallkon veten, që ka penguar integrimin dhe ka përçarë PS-në. Përkundrazi ! Shqiptari i njeh tani mirë demonët, sepse njohu njeriun vërtetë. Ai e përbuz sot perandorínë e gënjeshtrës, sepse njohu parajsën e së vërtetës!