Plagosi adoleshentin pas sherrit, ne pranga Lishi
Shkoder- Nje 24-vjecar i kerkuar per plagosjen e ndodhur dy jave me pare ne Shkoder, eshte arrestuar diten e djeshme nga policia vendore. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte Eltjon Lishi, banues ne lagjen "Qemal Stafa". Ndaj te dyshuarit Prokuroria e Shkodres, kishte leshuar nje urdher-arresti per ngjarjen e ndodhur me 6 mars 2009, me akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Mesohet se Lishi eshte bashkautor i ngjarjes, ku pas nje konflikti te castit, ka qelluar me arme zjarri, duke plagosur Jetmir K., 18-vjec, banues po ne Shkoder. Policia nuk dha detaje rreth ngjarjes, por beri me dije se behet fjale per nje sherr te momentit qe ka ardhur pas fyerjeve te ndersjellta mes te rinjve. Per plagosjen ishte shpallur ne kerkim edhe nje person i dyte, kurse i demtuari gjendet jashte rrezikut per jeten, pas mjekimit te marre ne spitalin rajonal.
R.Ll.
R.Ll.