E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mije euro premio per 22 gola

Per kete numri nje i klubit kuqezi ka vendosur qe te stimuloje lojtaret e tij.
Ai ka premtuar 10 mije euro per sulmuesin qe do te arrije te kape shifren e 22 golave ne kampionat. Pavaresisht se nuk i arritem objektivat qe kishim vendosur ne kete merkato kjo nuk do te thote se si ekip nuk kemi potencialin e duhur per te mbyllur kete kampionat ne menyre te suksesshme ka thene fillimisht presidenti per gazeten Panorama. Numri nje i klubit vleresoi repartin ofensiv te ekipit. Kemi lojtare si Xhafaj qe deri tani ka treguar se eshte nje nder sulmuesit me te mire te kampionatit por njekohesisht edhe Bajevski dhe Shehaj perbejne nje siguri per skuadren. Prandaj ashtu si ata edhe une do preferoja te hidhja nje bast se cili arrin te shenoje 22 gola do te fitoje nje premio prej 10 mije eurosh - ka thene Gjika. Gjika ka theksuar edhe nje here tjeter se nuk do te marre asnje iniciative ne kete merkato dhe skuadra do te perbehet po nga i njejti grup qe mbylli 2010. Kohet e fundit kam degjuar shume zera jo do vije ky lojtar jo ai tjetri. Kjo gje nuk ka per te ndodhur te Flamurtari pasi une kam besim se edhe me kete grup lojtaresh Flamurtari do te jete nje nga pretendentet kryesore per titull - deklaroi numri nje i klubit kuqezi. Midis te tjerash Gjika ka shpjeguar edhe ceshtjen me te perfolur te kesaj merkatoje qe eshte ajo e sulmuesit te Tiranes Sebino Plaku. Ai u shpreh se Flamurtari nuk kishte ndikuar ne veprimet e lojtarit per tu larguar nga kryeqytetasit. Per sa i perket sulmuesit te Tiranes dua te saktesoj nje gje se nuk kemi ndikuar te lojtari dhe si kemi kerkuar asnjehere per te prishur kontraten me bardheblute. Ajo ishte nje ceshtje midis klubit te tij dhe sulmuesit. Natyrisht qe ishim te interesuar per Plakun por absolutisht nuk kemi pasur gisht ne kete ceshtje sqaroi Gjika.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›