Me ç fytyrë Rustem Peçi, djali i Shefqet Peçit, del sot në krah të Edi Ramës që ka shkruar se duhen pshurrur vjershat e komandantit lab, Shefqet Peçit
Nga Kastriot MYFTARAJ
Rustem Peçi, djali i Shefqet Peçit, ishte në datën 9 mars 2009, në një takim me Edi Ramën, në cilësinë e një nga drejtuesve të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare, për të shprehur bashkimin e kësaj organizate veteranësh me atë që Edi Rama e quan koalicioni i madh qytetar, që do të protestojë në 15 mars për tragjedinë e Gërdecit. Kështu, Rustem Peçi në 15 mars do të jetë në krah të Edi Ramës në marshimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo gjë është njëlloj sikur Rustem Peçi të shkojë e të pshurrë mbi varrin e babait, Shefqet Peçit, po të konsiderojmë ato që ka shkruar Edi Rama për Shefqet Peçin.
Edi Rama ka shkruar një libër me titull Etërit, seksi dhe krenaria kombëtare, fragmente të të cilit janë botuar në librin antologjik Quo Vadis Shqipëri?, të botuar në vitin 1993 nga Edi Rama në bashkëpunim me Ardian Klosin. Në këtë libër Edi Rama shkruan se ai i ka zili mizat për shkak se ato mund të shkojnë dhe të ndyjnë kudo: Pikërisht për këtë unë i kam zili mizat. Mizat dhe të gjitha kafshët me përjashtim të njeriut. (Quo Vadis Shqipëri?, botimet Albania, Tiranë 1993, f. 144)
Edi Rama i ka zili mizat se ato mund të ndyjnë vjershat e Shefqet Peçit. Edi Rama shkruan se mizat: mund të rikthehen në Shqipëri me të njëjtin avion që kthehej Shefqet Peçi, pasi ishte kuruar në Austri, bile mund të shtriheshin mbi bllokun e poezive të tij, duke ia marrë gjumit tek titulli dhe duke pshurrur tek firma e komandantit lab në pension. (Quo Vadis Shqipëri?, botimet Albania, Tiranë 1993, f. 145)
Këto gjëra për Shefqet Peçin nuk i kanë shkruar as armiqtë e tij për vdekje, ata me të cilët është përgjakur. Ata e kanë sharë, por nuk kanë thënë se është një burrë për t u pshurrur, ndryshe do të ishin njëqind herë më tepër për t' u pshurrur ata vetë, të cilët i mundi Shefqet Peçi. Shefqet Peçi është një simbol i Labërisë antifashiste të majtë dhe të pshurrësh Shefqet Peçin është njëlloj sikur të kesh pshurrur gjithë Labërinë e majtë. Me ç fytyrë shkoi Rustem Peçi në takimin me Edi Ramën, dhe do të dalë në miting e një marshim sot, përkrah njeriut që i ka pshurrur të atin. Pshurrja e Shefqet Peçit nga ana e Edi Ramës është njëqind herë më e keqe se arrestimi që Berisha i bëri Shefqet Peçit, se burgu për burrat është, por pshurrja është për qentë.
A e di Rustem Peçi se nga vjen gjithë ky mllef i Edi Ramës për Shefqet Peçin? Në rast se nuk e di, po ia tregoj unë, siç ma ka thënë një veteran, histori të cilën Rustem Peçi mund ta verifikojë fare lehtë, aq më tepër që në mitingun e sotëm do të ketë shumë veteranë nga rrethet. Mllefi i Edi Ramës për Shefqet Peçin vjen nga një histori që ka ndodhur në Lushnjë, në vitet tetëdhjetë. Këtë histori, Edi Rama e përshkruan pjesërisht në parathënien që ka shkruar për librin Kandiski (përkthim), në 1998. Në parantezë, titullin e parathënies Cadri Forever, Edi Rama e shpjegon kështu: "Cadri është xha Kadriu, modeli i vetëm në Institutin e Arteve, për piktura dhe skulptura "lart nga të njëqindtat", që pozonte vazhdimisht me kapa të ndryshme partizane. (Edi Rama: Cadri Forever, tek Kandinski, botime Përpjekja, Tiranë 1998, f. 151).
Në Cadri Forever, Edi Rama tregon për një episod në Lushnje, në vitet tetëdhjetë, ku ishte çuar për të bërë një pikturë murale në kohën e komunizmit dhe ku përndiqej nga veteranët e luftës. Edi Rama shkruan: "Ndër ta dukej më i vendosuri Kasketa, një veteran trukokallë që gjatë dimrit shqeponte si mos o Zot, sepse siç thuhej i therte plaga e vjetër e një plumbi mbetur në këllqe prej kohës kur mori malet e Myzeqesë për t u bashkuar me Nacional-Çlirimtaren, e që, çdo muzg endej bulevardit në përgjim tonin, për të na u qepur paskëtaj me një çekiç të fshehur në sqetullën e xhaketës së hirtë, bishtin e të cilit ua nxirrte fshehurazi bashkëqytetarëve të një ideali, si shenjë të sigurt të ekzekutimit tonë, dënim kapital që ai vetë e paskej dhënë solemnisht për Zakin dhe mua "dy leshgjetërve nga Tirana zbritur në Lushnjë për të bërë orgjia". (Edi Rama: Cadri Forever, tek Kandinski, botime Përpjekja, Tiranë 1998, f. 156)
Ajo që nuk e thotë Edi Rama është se në një nga këto ditë në Lushnjë ndaloi Shefqet Peçi dhe atij iu ankuan veteranët, se djali i Kristaq Ramës bënte orgji homoseksuale lakuriq dhe po i jepte shembullin e keq rinisë. Udhëheqja e partisë e rrethit kishte frikë të merrej me të, se dihej që shoku Kristaq ishte njeri i afërt me udhëheqjen në Tiranë dhe dhëndër në derën e Spiro Kolekës. Shefqet Peçi, i cili ka qenë burrë që për moral nuk falte as fëmijët e vet, atë mbrëmje u çua nga kafeneja e turizmit, këputi një thupër të mirë në kaçubet në lulishtet para tij, dhe u nis drejt ndërtesës ku ishte Edi Rama me bandën e vet të ashikëve e dylberëve. Shefqet Peçi dha urdhër të shpërthejnë derën dhe i zuri lakuriq Edi Ramën me të vetët. Para se ata të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, Shefqet Peçi i hyri me thupër Edi Ramës lakuriq, i cili nuk guxoi të kundërshtonte se e dinte se komandanti lab kishte dhe kobure dhe nuk ia përtonte asaj. Atë natë Edi Rama mund të ketë ëndërruar vërtet të pshurrte vjershat e Shefqet Peçin, po e vërteta është se atë natë Edi Ramës shurra i shpëtoi nën vete dhe i lagu pikturat e orgjive që kishte bërë.
Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë se Edi Rama nuk ka pshurrur në shkrimet e veta vetëm vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi varret e 28 mijë dëshmorëve. Në librin Refleksione, me autorë Edi Rama dhe Ardian Klosi, të botuar në vitin 1992, në Tiranë nga shtëpia botuese Albania", Tiranë gjendet edhe një manifest që daton në shtator 1991, në të cilin Edi Rama dhe Ardian Klosi paraqesin pikëpamjet e tyre për çështje të historisë së Shqipërisë së kohës së Luftës së Dytë Botërore (f. 179-185). Në këtë libër të Edi Ramës dhe Ardian Klosit ata që për PS- në që sot e drejton Edi Rama janë dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në nder të të cilëve Edi Rama ve kurora me lule çdo 5 maj dhe 29 nëntor, quhen gjaku i rremë në themel të kolltukëve të pushtetarëve komunistë. Në hyrjen e librit të tyre Refleksione Edi Rama dhe Ardian Klosi shkruajnë: U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltukëve nisi tërmetin. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, Refleksione, Shtëpia botuese Albania, Tiranë 1992, f. 7)
Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama nuk ka pshurrur vetëm mbi vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi Luftën Antifashiste Naciona-çlirimtare, duke e quajtur luftë e përgjakshme civile. Edi Rama shkruan: "Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile... shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë". (Edi Rama dhe Ardian Klosi, Refleksione, Shtëpia botuese "Albania", Tiranë 1992, f. 180-181)
Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama në librat e veta nuk ka pshurrur vetëm mbi vjershat e Shefqet Peçit, por ka pshurrur edhe mbi Konferencën e Pezës, në shtëpinë ku është bërë ajo sot banon, kuptohet jo për nder të kësaj shtëpie historike, por për nder të Varrit të Ashikut, një monumenti homoseksual, që është aty afër. Edi Rama ka shkruar: «Opozita demokratike jo-komuniste ka lindur shumë më herët sesa dhjetori i 1990-ës. Ajo ka lindur bashkë me lindjen dhe përhapjen e komunizmit në Shqipëri. Kemi parasysh këtu të gjithë ata nacionalistë, intelektualë, klerikë njerëz të thjeshtë që e parandjenë qysh me Konferencën e Pezës, ashtu si dhe të tjerë që pranuan aleancën në frontin Nacional-çlirimtar, rrezikun që i kanosej Shqipërisë po të vendosej pas lufte një regjim komunist».(Edi Rama dhe Ardian Klosi, Refleksione, Shtëpia botuese Albania, Tiranë 1992, f. 180)
Një ngushëllim për Rustem Peçin mund të jetë ai se Edi Rama në librat e veta nuk pshurr vetëm vjershat e Shefqet Peçit, por edhe Kongresin e Përmetit, kur shkruan: "Për ata që mund ta kenë harruar historinë e Shqipërisë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit