E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthim përgjigje zv/kryetarit të Partisë Republikane, z. Aleksandër Garuli si dhe cilitdo që mendon se mund të bëjë biznes me pronat dhe pronarët

Nga Ahmet SULSTAROVA*
Në deklarimin tuaj të datës 11.3.2009, ju z. Garuli, jeni shprehur se po të bësh një bilanc, shoqatat e pronarëve kanë bërë vetëm zhurmë përballë punës së Partisë Republikane në këto katër vjet për t'u dhënë zgjidhje problemeve të ish- pronarëve të vërtetë" dhe vijoni se "Partia Republikane është dhe do të jetë përfaqësuese e pronarëve" pastaj shtoni "Deklaratat e disa përfaqësuesve të disa shoqatave, nuk i përfaqësojnë qëllimet e pronarëve, por përfaqësojnë vetëm tendencën e tyre për të dalë në media".
Ky deklarimi shumëfish i papërgjegjshëm më detyron tju përgjigjem, por kjo përgjigje është shumë pak në krahasim me atë të keqe që ju politikanët i keni bërë dhe po i bëni Shqipërisë. Shkurt, politikanët që kanë drejtuar dhe penguar zgjidhjen e  problemit të pronës janë një fatkeqësi, vuajtje dhe mashtrim 18- vjeçar për qytetarët. Kjo që po ndodh me anarkinë e titujve të pronësisë në Shqipëri dhe që në vend që të fillojë të korrigjohet po thellohet, është turpi dhe faqja e zezë e politikës. Demokracia fillon me pronën dhe për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të pronës shoqata jonë është shprehur qartë dhe shumë herë në ato gazeta që kanë pranuar ti botojnë shkrimet tona. Me këtë përgjigje po detyrohemi të përsërisim kërkesat tona dhe ato parime themelore që janë thënë e stërthënë. Konkretisht:
1. Ne nuk jemi ish- pronarë, por pronarë. Vetëm politikanët që kanë gëlltitur çorbën e Katovicës, ata që kanë grabitur pronat tona në këto 18 vjet, vazhdojnë të mashtrojnë majtas dhe djathtas dhe na emërtojnë ish- pronarë.
2. Ne nuk kemi kërkuar lëmoshë nga këta politikanë kameleonë, por kërkojmë që pronat të kthehen tek i zoti duke respektuar titujt e pronësisë, kërkesë që e ka bërë shumë herë si Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Këshilli i Europës.
3. Ligji 7501 realisht është zbatuar në më pak se 25% dhe këtë e dini shumë mirë por flisni ndryshe.
4. Anarkinë e titujve të pronësisë me bosht mbi ligjin 7501 e mbrojnë politikanët që punojnë kundër interesave shqiptare.
5. Deklarimet për kompensim janë antikushtetuese dhe financiarisht të parealizueshme.
6. Shteti shqiptar nuk respekton të drejtën e pronës por zbaton standarde të dyfishta që bien ndesh me detyrimet kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
7. Është i saktë pohimi juaj zoti Garuli se pronarët e kanë humbur besimin tek PD dhe PR sepse ju e keni shpërdoruar për 18 vjet durimin tonë.
8. Ne nuk dimë nëse ju jeni të influencuar apo të komanduar të luani këtë politikë antipronar, antidemokratike, antikombëtare. Të njëjtën politikë të mashtrimit 18 vjet e vëmë re dhe me të përndjekurit politikë pjesa më e madhe e të cilëve janë të shpronësuar. Nuk është dhe aq çudi pse ata kanë kërkuar përciptas respektimin e titujve të pronësisë. Ju rikujtojmë zoti Garuli se shkrimet tona janë të shumta sepse të shumta kanë qenë edhe mashtrimet e politikanëve të  komanduar sipas platformës së Katovicës, që tashmë të gjithë e njohin shumë mirë. Disa nga aktivitetet tona janë: greva urisë nga e cila PD na nxori me dhunë, studime juridike ekonomike, ne jemi anëtar i dy organizatave ndërkombëtare ILOG ( të përndjekur nga regjimet naziste e komuniste ) UIPI, kemi korrespondencë me të gjithë, kemi kryer takime me të huajt, citohemi në Raportin e Dep Shtetit USA, kemi bërë projekt ligjin që paraqiti Mediu-Cako etj etj kurse ju nuk keni shkruar një rresht për shoqatën por bëheni kamikaz i interesave antikombëtare, dezinformoni, mundoheni si të vazhdoni ti mashtroni pronarët dhe ndërkombëtarët. Në shkrimin tonë të fundit të publikuar dt 13. 01.2009 në gazetat "Tema", "Sot", "Koha Jonë", "Republika", më vonë në "Telegraf", "Metropol", "Neës of Albania", "Illyria" (në SHBA) etj etj., ne ju kemi përsëritur të njëjtën gjë Pa pronën s'ka demokraci, por ka anarki totale. Ne ju kemi paraqitur edhe një herë 12 kërkesat për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të pronës. Ja vlen tju rikujtojmë z. Garuli ju dhe deputetëve të tjerë se zv. ministri i Ekonomisë në emër të Qeverisë në seminarin e organizuar datë 5 Shkurt 2009 foli për pronën njëlloj si keni folur ju tani. Me datën 8 shkurt 2009 në gazetat "Tema", "Sot", "Koha Jonë" dhe dt. 9 shkurt në gazetat "Lajm" dhe Telegraf", e botuan kritikën tonë për këtë përfaqësues të Qeverisë, por vetë përfaqësuesi i Qeverisë nuk pati guximin të përgjigjej, se nuk kishte se si të justifikohej për qëndrimin antipronar dhe antikombëtar të politikës që po ndiqni. Nëse ju zoti Garuli, keni ndërgjegje shqiptare dhe jeni i bindur se po punoni për të mirën e popullit dhe të demokracisë ju ftojmë ti lexoni dhe ti përgjigjeni të paktën këtyre dy shkrimeve në datat e cituara më lart sepse përgjigja në gazeta informon dhe ju intereson gjithë elektoratit. Sa për dijeninë tuaj por dhe  cilitdo që mendon se këto shkrime ne po i bëjmë që të jemi interesantë në media, ju themi se kjo është  papërgjegjshmëri i imponuar nga karrigia. Në Shqipëri si kudo, media është pushtet i katërt dhe pjesa e shëndoshë e saj i ka pasqyruar shkrimet tona. Nëpërmjet medias, ne i kemi bërë dhe përsëri i bëjmë thirrje elektoratit që në zgjedhjet e Qershorit të mos japi asnjë votë për ato parti objektivi i Kryesive të tyre prej vitit 1991 ka qenë dhe është "TË PASUROHEMI PËR VETE, FAMILJET TONA DHE MIQTË TANË". Ne do të kërkojmë ndëshkim për ato forca që për 18 vjet i kanë mashtruar institucionet ndërkombëtare dhe pronarët, ata që nuk kanë dëshirën për të kryer reformën për kthimin e pronës tek i zoti në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe konventën europiane të të drejtave të njeriut, reformë që zhduk korrupsionin dhe të fut Shqipërinë në rrugën e demokracisë. Shoqata "Pronësi me drejtësi" do vazhdojë të bashkëpunojë dhe me Shoqatën e Bregdetit që pronarët dhe gjithë ata qytetarë që do të na mbështesin ti bashkojmë votat dhe ato do të jenë të kushtëzuara me ato sa kemi bërë publike edhe në dy shkrimet e cituara. Qoftë Partia Republikane apo çdo parti tjetër dhe asnjë individ, përveç problemeve parimore, nuk ka të drejtë të prononcohet në emër të pronarëve pa miratim të Këshillit Kombëtar të Shoqatës "Pronësi me Drejtësi". Në mbyllje po ju përsërisim sugjerimet e Shoqatës për zgjidhjen e drejtë, përfundimtare dhe të qëndrushme të problemit të pronës. Zgjidhja e problemit të pronës dhe reforma e pronës duhet të bëhet në përputhje me kërkesat e Këshillit të Europës, (dokumenti nr 11115 datë 20.12.2006, neni 191) dhe me detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronësisë dhe ky proces duhet të pranohet me ligj si detyrimi i shtetit. Ky proces të ndahet në dy faza të veçanta: kthimi dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi. Qeveria me instrumentet e saj, duhet të ndajë dhe dallojë se cilat janë prona ku shteti gëzon ligjërisht titujt e mirëfilltë të pronësisë (konform me nenin 41/2 të kushtetutës) dhe cilat janë prona që Shteti i diktaturës u grabiti pronarëve të ligjshëm dhe që duhet t'u kthehen fizikisht trashëgimtarëve. Pas vitit 1991, prona e grabitur ligjërisht nuk është pronë e shtetit. Shteti nuk ka titull pronësie mbi këto prona, dhe të shpronësuarit asnjëherë edhe në kohën e diktaturës, nuk i kanë humbur titujt e pronësisë. Pra shteti demokratik i pas vitit 1991, nuk ka punë të tjetërsojë në favor të pushtuesve pronat tona, por prej 1991 e kishte dhe vazhdon ta ketë detyrim kushtetues ti kthejë sa më parë pasuritë e grabitura padrejtësisht tek pronarët e ligjshëm, përndryshe ecet drejt shitblerjes dhe tjetërsimit të Shqipërisë. Ky veprim që po bëhet sipas interesave klanore dhe krijimit të një sistemi ekonomiko shoqëror hibrid dhe të paqëndrueshëm nga çdo pikëpamje, të gjithë deputetët i ngarkon me turp. Ndër pronat që duhen kompensuar Qeveria duhet të përcaktojë vetëm ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit. Qeverisë ti përcaktohet një afat kohor për kthimin fizik sipas dokumenteve të para vitit 1945. Kthimi ti bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, pronar i ligjshëm (kthim fizik pavarësisht nga zëri kadastral dhe jo kthim të pjesshëm vetëm trashëgimt

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›