Të persekutuarit por të toleruarit nga PPSH, përballë të vrarëve dhe internuarve nga diktatura
Nga Besi BEKTESHI
Kur shkojmë në distancë kohore nga diktatura, arrijmë në një kënd vështrimi të tillë, sa të krijojmë edhe perceptimin e saktë të së gjithës, por arrijmë gjithashtu të analizojmë më qetë momentin e përjetuar gjatë nën një regjim bandë dhe të indoktrinuar ashpërsisht.
Vlen për sot, sepse nuk mund të ecim drejt asaj që konsiderojmë demokraci, pa bërë një analizë në të ftohtë të ndodhive dhe ngjarjeve jetësore të asaj kohe. Kuptohet se kemi qenë në një burg të madh ku dikush më lirë dhe dikush më shtrënguar, përjetuam izolimin dhe denatyralizimin e vlerave njerëzore gjithmonë duke shkuar me parimin e vlerave të diktaturës së proletariatit. Ka një emision mjaft të bukur në një nga televizionet kombëtare që quhet Histori me Zhurmues dhe i duhet thënë bravo e madhe zotit Laço që e drejton. Por janë edhe shumë artikujt dhe figura sidomos të artit, letërsisë dhe shkencës që po prononcohen përditë në shtyp për çështjen në fjalë si në emisionin e Laços dhe esenca e të gjithëve është përjetimi nën diktaturë dhe persekutimi dhe mbijetesa e tyre. Duke qenë gjithmonë në aktivitet, duke qënë gjithmonë në veprim, dhe duke marrë gjithmonë pagën dhe vlerat mirënjohëse dhe nganjëherë shkatërruese të diktaturës. Natyrisht po pranoj se diktatura ishte diktaturë dhe kështu do të veprohej, por tani po del se pothuaj të gjithë i kanë shërbyer asaj per forca, aspak me ndërgjegje dhe se pothuaj të gjithë janë toleruar prej saj. Të duket sikur PPSH paska qenë tolerantja më e madhe ndër partitë komuniste të botës së tillë dhe po krijohet përshtypja se kjo PPSH, i paska lejuar të gjithë këto heronj të veprojnë nën hundën e saj edhe kundër saj. Të duket sikur askush nuk paska qënë me partishmërinë e kërkuar dhe po del se të gjithë janë munduar për të nxjerrë vlera, duke gënjyer pikërisht modelin partishmëri të së gjithë diktaturës shqiptare enveriste, dhe më vonë atë më demek të butën, ramiziste. Tani këtu po fillon deliri tjetër, i risjellë nga diktatura, që ka të bëjë me mentalitetin e partishmërisë dhe idealeve të tilla, por i kthyer kokëposhtë.
Të konsideruar të persekutuar edhe pse të toleruar ose shpëtuar janë shprehur kaq shumë piktorë, që tregojnë se në pikturat e tyre ka pasur partishmëri, por kanë mundur tja hedhin injorantëve partiakë të KQPPSH-së në veprat e tyre me stile dhe origjinalitete bashkëkohore. Letrarë që kanë mundur të mbijetojnë në sfera të larta të olimpit shqiptar letrar, duke futur art perëndimor që është toleruar ose nuk është kuptuar nga sekretariati i KQPPSH. Këngëtarë që falë talentit të tyre të madh janë përtypur nga partia dhe që të gjithë këto përshi edhe grupin që përmenda më sipër kanë marrë shkollat nga PPSH-ja.
Sportistë që jo vetëm janë shkolluar, por kanë dalë (përfshi edhe ato më sipër) jashtë shtetit, me dhjetëra herë me dietat e shtetit komunist, duke përfaqësuar jo thjesht partinë por kombin. Shkencëtarë që paskan punuar me lejen e partisë duke qenë me biografi të keqe (përfshi edhe ato më sipër) me dinjitetin e një patrioti jashtë frymës së partisë dhe planeve pesëvjeçare. Pedagogë dhe mësues që paskan bërë punën e tyre perëndimore në atë kohë, dhe janë nxjerrë nga shkollat komuniste, por që nuk i kanë shërbyer këtij shteti në këtë mënyrë!! Regjisorë që kanë mundur të kalojnë vepra të larta morale me parime jo komuniste dhe që kanë vuajtur nga ideologjia por kanë mundur të japin pikërisht këto vepra. Duket gati-gati, se e gjithë superstruktura dhe infrastruktura njerëzore intelektuale e Shqipërisë në atë kohë, paska qenë kundër PPSH-së dhe nga zori janë munduar të mbijetojnë me të. Duket gati-gati, se të vetmit që kanë punuar për partinë paskan qenë dy krymaleshë brigadierë dhe punëtorë të fushës apo veprave të mëdha, të cilat kanë qenë të indoktrinuar dhe kanë punuar për ideal. Kjo është faza më e marrë e delirit intelektual shqiptar. Patjetër, që poeti xhevair që ka shkatërruar Zotin në poezitë e tij në atë kohë, por sot nuk ka dalë të kërkojë të falur jo atij, por popullit të vet. Por edhe letrari i madh gjirokastrit i cili ka qenë gjithmonë i ndjekur dhe në fund edhe me ankthin e atentatit, nuk ka arritur akoma të sqarojë mirë se ka qenë apo jo një komunist me bindje. Në këtë vend po krijohet përshtypja se komunizmin e kanë mbajtur në këmbë byroja politike dhe klasa punëtore e kooperativiste!!!! Kurse të gjithë të tjerët në superstrukturë kanë punuar me dy standarde!! I pari partishmëria dhe shërbimi ndaj PPSH-së dhe i dyti futja në kuvlinë e anti komunizmit dhe cicërimi prej aty me zërin e bukur të arsyes humane dhe demokratike. Po, patjetër që mund të jetë edhe kështu, por ka një diçka.
Nuk kërkon askush falje për pjesën e parë, dhe kërkojnë të gjithë medalje për pjesën e dytë. Sepse çfarë ishin ato që u pushkatuan nga PPSH-ja, çfarë ishin ato që ui internuan nga PPSH-ja dhe që në fund të fundit ishin bashkudhëtarë të këtyre të kuvlisë?!!
Që u dënuan në prani të tyre!!! Që përjetuan shkatërrimin e familjeve dhe të jetëve të tyre. Që pësuan në një shumicë rastesh, edhe izolimin nga të tillë korifej të demokracisë që trimërinë e tregojnë mbasi kanë mbetur gjallë nga lufta duke qenë në periferi të frontit dhe duke ju fryrë borive të propagandës dhe mbi trupat e atyre që vdiqën në këtë luftë.
Është zotësi që i kanë shpëtuar PPSH-së, apo kjo e fundit është treguar klemente pse shërbimi i tyre ka qenë në standardet e saj, kjo nuk ka nevojë të diskutohet shumë, por së paku të ekzistonte një farë pendimi në lirinë e sotme për të kërkuar falje, jo se kanë bërë punën, por se nuk ishin kaq të trimëruar sa për të shkuar në furrë. Sepse të tjerët kanë shkuar, dhe shpesh herë të spiunuar nga një pjesë të mbijetuarish. Por më e bukura është se nuk del askush të deklarojë se i ka shërbyer PPSH-së me ideal dhe zell. Nuk del.....
Paska qenë me të vërtetë një pjesë e madhe e intelektualizmit shqiptar, që ka bërë të mundur mbijetesën në diktaturë pa i shërbyer një ditë me zell asaj. E hatashme kjo.... e mrekullueshme...!! Kjo tani është turp, sepse janë një pjesë e madhe anëtarë të kësaj partie, veprimtarë të saj, moralistë të saj dhe udhëheqës shpirtëror të saj në kulturë dhe art, por edhe në histori dhe letra në përgjithësi. Po të vazhdojnë me këtë ritëm të tillë njerëz, pa u ndalur njëherë të vetme, dhe i bërë një analizë vetes, se në çpikë të delirit kanë arritur, do të justifikohet edhe PPSH-ja se ka qenë e butë, tokësore dhe tolerante. Vetëm për krimet e e mëdha që janë kryer, vetëm për të vdekurit, burgosurit, internuarit të larguarit nga qyteti apo kryeqyteti me kamionë në humbëtira, një herë të vetme duhet thënë: Kërkoj falje për kohën, për pa mundësinë time për tu rebeluar apo për pa mundësinë për të bërë diçka ndryshe, sepse represioni dhe dënimi ka qenë tepër i egër. Kaq, vetëm kaq, asgjë më tepër... Sepse është e pa tolerueshme që një letrar apo romancier apo vjershëtor, apo muzikant apo poet që ka bërë vepra që kanë pasur himnin për partinë dhe shokun Enver dhe që në fakt kanë bërë një vepër që artistikisht është e bukur, të deklarojnë tani se e gjitha kjo ishte një hipokrizi. Është turp...!! Mjaft me delire dhe duhet të kthehemi në botën reale ku duhet thënë gjithmonë ajo që mendojmë dhe jo ta çojmë siç e kemi zakon mendimin nga koka në stomak, ku ai merr acidet e tij, pastaj në zorrën e trashë kur merr erën e m....it, dhe pastaj ta kthejmë në gojë për ta nxjerrë jashtë. Mjaft, sepse tani jemi në 2009- tën dhe është turp. Është turp përballë atyre që vdiqën dhe nuk janë më. Këtu nuk mund të ketë dallime demokratë dhe socialistë, sepse nuk ka kuptim më. Këtu jemi në kufirin midis realitetit dhe të jashtëzakonshmes dhe patjetër që për të shkuar drejt një bote më të mirë dhe më të sinqertë, pavarësisht se ne vazhdojmë të jemi me dy fytyra, dy mendime dhe sidomos dy qëndrime, na duhet që një herë të vetme të jemi koshientë dhe të sinqertë. Dy fytyra, dy mendime dhe sidomos dy qëndrime... Por kjo nuk është veçori pozitive. Ajo të bën të jetosh dhe mbijetosh në diktaturë, por të çnderon në demokraci edhe pse nuk e kemi prekur atë, por së paku tentojmë ta arrijmë. Nuk mund të quhet