Me cigare kontrabandë, kapet
GJIROKASTER - Kapen kontrabandë 300 steka cigare “Marlboro”. Policia e Gjirokastrës prangosi 36-vjeçarin Arben Puleri, pronarin e mallit që kaloi pa shlyer detyrimet në doganën e Kakavijës. Një sinjal i dhënë për policinë bëri që ajo të vendoste postbllok në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavije. Pas kontrollit të ushtruar, në automjetin e drejtuar nga Puleri u zbuluan 3 mijë paketa, me mbishkrimin “Duty Free”. Mësohet se Puleri i kishte blerë në dyqanin grek të doganës, për t’i tregtuar më pas në qytetet e Gjirokastrës dhe të Tiranës. Ai është arrestuar me akuzën e tregtimit dhe transportit të mallrave kontrabandë. Policia e Gjirokastrës nuk është shprehur nëse kontrabandisti kishte kryer këtë vepër penale në bashkëpunim me ndonjë punonjës doganor. p.n