Me dashuri për dashurinë
Koncerti recital i sopranos M. Kostare që u shfaq në TKOB më dt. 7. 04. 08, shoqëruar nga trioja instrumentale violinë-Roland Xhoxhi, piano Rudina Ciko, violonçel Aristidh Prosi, përbën një risi në veprimtarinë e saj koncertale dhe në përgjithësi në muzikën shqiptare. Publiku, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka treguar interes për aktivitetin solistik-koncertal të sopranos, ndoqi me vëmendje të veçantë debutimin e saj të radhës. Ndryshe nga herët e tjera, ky koncert përbëhej nga një repertor i përzgjedhur i traditës së lirikës qytetare, e ndërthurur me një cikël këngësh polifonike labe shoqëruar nga grupi polifonik. Këngët më të spikatura të traditës së lirikës qytetare, për vlerat dhe veçoritë stilistike, në mënyrë të vazhdueshme kanë tërhequr vëmendjen e krijuesve tanë, të cilët duke u bazuar në mundësitë që ofrojnë këto vlera, në sajë të mjeshtërisë artistike i kanë ridimensionuar në pikëpamje të përmbajtjes dhe vlerave estetike. Kështu, krijuesit tanë të shquar të muzikës profesioniste: Ç. Zadeja, T. Daija, T. Harapi etj., kanë përpunuar me mjeshtëri të lartë artistike këngët lirike të muzikës qytetare dhe në veçanti asaj shkodrane: Në zaman të nj‘asaj furie, Pranvera filloi me ardhë, Marshalla bukurisë sate etj., duke i impostuar në kohë dhe rrethana krejtësisht të reja. Këto krijime përfaqësojnë vlera të vyera të kulturës sonë kombëtare. Koncerti recital i sopranos M. Kostare kishte në programin e vet këto këngë të traditës së lirikës qytetare, të cilat u interpretuan në një mënyrë krejtësisht origjinale.
Interpretimi
"Për mue paska kenë kismet" ishte kënga me të cilën sopranoja M. Kostare çeli koncertin e saj. Kjo këngë është nga krijimet e njohura të ahengut shkodran që dallohet për karakterin lirik, si dhe veçoritë stilistike të strukturës së saj (këtu kemi parasysh ekzekutimin e përcjellëseve instrumentale brenda strukturës melodike të këngës). Interpretimi i kësaj kënge u karakterizua nga një lirizëm i frymëzuar që përshkonte në mënyrë të natyrshme figuracionin melodik të këngës. Gjithashtu, përdorimi i zbukurimeve në planin melodik ishte rrjedhojë e një trajtimi nga këngëtarja si elemente të qenësishme të këngës dhe jo artificialë. Në sajë të sensit improvizativ, elemente zbukuruese krijonin ngjyrime të veçanta emocionale dhe shprehëse, në funksion të përmbajtjes së këngës, gjë që bënte të natyrshme komunikimin me publikun. Këto karakteristika u shprehën dhe në interpretimin e këngëve: "Marshallah bukurisë sate", "Pranvera filloj me ardhë", "Në zaman të nj‘asaj furie" etj. Ekzekutimi i ciklit të këngëve polifonike labe nxori në pah kulturën interpretative të kësaj këngëtareje, e cila është formuar duke asimiluar veçoritë specifike të mjeteve shprehëse të kulturës sonë kombëtare.
Shoqërimi i trios instrumentale dhe veçori të tingëllimit
Trion instrumentale e kemi njohur deri më tani si një formacion tipik të muzikës së dhomës me karakteristikat e tingëllimit. Në këtë koncert, ky formacion ishte në funksion të shoqërimit të sopranos. Për herë të parë në skenën shqiptare, këto këngë tingëlluan në shoqërimin e trios. Orkestruesit e mirënjohur, Filip Koleka dhe Endri Sina, i kishin trajtuar këto këngë me mjeshtëri artistike. Krijuesit kishin mundur të sintetizonin karakteristikat më të spikatura të muzikës instrumentale dhe ato të ahengut shkodran në këngët: "Për mue paska kenë kismet", E. Sina, "O Sabah i parë", F. Koleka, "Pranvera filloi me ardhë", F. Koleka, "Marshallah bukurisë sate", F. Koleka, "Në zaman të nj‘asaj furie", F. Koleka, gjithashtu, veçoritë dhe tiparet dalluese në këngët e lirikës qytetare: "Bilbil o i mjeri bilbil", E. Sina, "Kur më vjen buri nga stani", E. Sina, "Fryn veriu", E. Sina, këngën arbëreshe "Moj e bukura more", E. Sina. Mënyra e përshtatjes për formacionin - Trio bazohej kryesisht në krijimin e linjave kontrapunktistike me një individualitet të qartë që harmonizoheshin bukur midis tyre. Të tria këto linja së bashku krijonin një sfond funksional shoqërimi dhe harmonioz te sopranoja. Do të dëshiroja të ndalesha në këtë aspekt, pikërisht në raportin e krijimtarisë me traditën, pasi kohët e fundit nuk është mbajtur një qëndrim korrekt ndaj këtyre vlerave. Shpesh, koncertet me krijimtarinë e traditës janë komentuar si përtëritje emocionale e këtyre vlerave, se janë karakterizuar nga fryma bashkëkohore etj. Në të vërtetë, ato përgjithësisht kanë qenë kopje të zbehta, me deformime të strukturës melodike dhe të mjeteve shprehëse, gjë e cila cenon rëndë identitetin e veprës artistike. Një shembull i tillë është ekzekutimi i këngës "Margjelo" e kompozitorit të madh të muzikës vokale shqiptare P. Jakova, nga këngëtarja E. Libohova, në "100 këngët e shekullit". Këngës i është hequr introduksioni, i krijuar nga autori, një introduksion aq melodioz dhe shprehës që, në mënyrë të natyrshme bënte kalimin për canto-melodinë e këngës. Marrëdhëniet melo-harmonike të introduksionit i paraprijnë në pikëpamje emocionale, melodikës së frymëzuar. Lidhja midis këtyre dy strukturave është kaq harmonioze sa melodia nuk mund të kuptohet pa atë introduksion. Krejt ndryshe ishte ekzekutimi i këngës "Margjelo", nga sopranoja M. Kostare, shoqëruar nga trioja. F. Koleka, që e kishte përshtatur për këtë formacion, respektoi krijimtarinë e kompozitorit P. Jakova, dhe brenda karakteristikave dhe veçorive të këngës kishte krijuar me frymëzim një tingëllim të ekuilibruar, në funksion të përmbajtjes së këngës, si dhe një raport të drejtë të linjave kontrapunktistike të vetë Trios. Ekzekutimi i këngës nga sopranoja M. Kostare ishte korrekt, brenda skemës melodike të përcaktuar nga autori, dhe në sajë të cilësive vokale-interpretative ajo bëri një interpretim origjinal të kësaj kënge duke e përtërirë nga pikëpamja emocionale.
Koncerti i sopranos M. Kostare, shoqëruar nga Trioja, krijoi një hapësirë të re në skenën shqiptare, që karakterizohet nga ridimensionimi i vlerave të kulturës sonë kombëtare të shprehura në një interpretim autentik. Gjithashtu, orkestruesit F. Koleka, E. Sina me krijimtarinë e tyre dhanë modele, të një mjeshtërie të lartë artistike, të raportit të krijuesit me traditën dhe vlerat e kulturës sonë kombëtare.