E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozh: “Bolt është i pastër”



“Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar te Usain Bolt, jam i bindur që është i pastër”. Kjo është deklarata e Zhak Rozh, presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Gjatë një interviste Rozh mbrojti xhamjakanin që uli rekordin e 100 metrave në 9.58 sekonda, ndërkohë që shtypi hodhi hipotezën e përdorimit të substancave të dopingut. “Bolt është kontrolluar dhjetëra herë dhe gjithmonë rezultati ka qenë negativ. Do të qëndroja pa fjalë nëse do të gabohesha”, - tha numri një i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Xhamajkani Usain Bolt fitoi pa u sforcuar aspak garën e 200 metrave në baterinë e tij, e 5-ta, duke kapur kohën 20.70 sekonda, ndërsa po dje u kualifikua për në finalen e kësaj gare të Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Berlin.

Murinjo sulmon Lipin: “Gaboi me parashikimin”

“Një mungesë respekti”. Kështu Hoze Murinjo e konsideroi opinionin e Marçelo Lipit, trajnerit të Italisë, që kishte parashikuar se Juventusi do të bëhet kampioni i ri i Italisë. “Është hera e parë që një trajner i ekipi kombëtar, i një personi me personalitet të madh institucional, që thotë një gjë të këtij lloji”, - tha tekniku i Interit. “Fjalët e tij më bëjnë të bëjnë shumë”. Lipi replikoi menjëherë: “Më vjen keq për interpretimin e dhënë nga Murinjo. Mendimi im ishte thjesht një parashikim, një hipotezë para kampionatit”.

Shnajder- Reali i Madridit ka vendosur të mbajë Arjen Robenin, anësorin ofensiv holandez, ndërkohë që bashkëkombasi i tij, Uesli Shnajder, duket gjithmonë e më pranë Interit. Lajmin e dha gazeta sportive spanjolle “Marca”. Sipas gazetës tjetër sportive së Madridit, “As”, Reali mund të kërkojë 15 milionë euro për t’ia shitur Shnajderin klubit zikaltër, në raport me 25 milionë eurot e kërkuara pak kohë më parfë. Sipas “As”, galaktikat madrilenë kanë nevojë të mbushin arkën.

Lipi “harron” tre kampionë

Italia është një nga favoritët kryesorë të grupit të saj eliminator për të siguruar një biletë në finalet e Kampionatit Botëror 2010, ku i duhet të mbrojë titullin si kampione në fuqi e botës, të siguruar në Botërorin e Gjermanisë 2006. Trajneri Marçelo Lipi ka lenë jashtë fanellës “axurre” tre futbollistë të spikatur me histori të ndryshme. Këta janë Françesko Toti, Antonio Kasano dhe Mario Baloteli, fëmija i talentuar në duart e tranerit të Inteit, Hoze Murinjo. Kapiteni i Romës, Françesko Toti, pati një muaj gusht prej “luani”: 5 gola në dy ndeshje për Ligën e Europës; fantazisti i Sampdorias, Antonio Kasano, luan një ndeshje për manual në Marasi me Sampdorian kundër Leçes për Kupën e Italisë, shënon dy gola përmes një loje të mrekullueshme. Baloteli, nga ana e tij bën që Milani të “qajë” në ndeshjen për trofeun “Tim”. Dhe pse me një futboll spikatës në këtë verë të nxehtë, kjo treshe mbetet e pa vlerësuar edhe pse Italia e Lipit është pa ngjyrë. Natyrisht raportet e Lipit me këtë treshe për arsye të ndryshme, dallojnë nga njëra-tjetra. Me Totin raportet janë miqësore dhe shumë vlerësuese, ka diçka shqetësuese në marrëdhëniet me Kasanon dhe ngacmuese është “ftohtësia” ndaj Balotelit. Në sytë e Lipit, Toti ka deklaruar tërheqjen nga skuadra kombëtare, Kasano nuk afron garanci psikologjike, për ato teknike nuk bëhet fjale, ndërsa për të tretin, Balotelin detyra që ka përcaktuar tekniku i Italisë është që të konfirmohet si titullar te Interi.

Runi, djaloshi-gol i “Djajve të kuq”

Uejni Runi ka shënuar dy gola në dy ndeshjet zyrtare të sezonit të ri: ndaj Çelsit për trofeun “Community Shield” (Superkupës angleze) dhe ndaj Birmingamit. Uejni Runi është parë si njeriu që do të mbushë te Mançester Junajtid boshllëkun që krijoi largimi i mesfushorit portugez, Kristiano Ronaldo. Tekniku Sër Aleks Ferguson ka bërë një lëvizje të vogël taktike lidhur me pozicionin në fushë të Runit, që tani luan më shumë si sulmues qendre. Konfirmimi i parë pozitiv për këtë zhvendosje taktike vjen me golin e Runit në fitoren 1-0 të kampionit të Anglisë, ndaj Birmingamit në ndeshjen e parë të sezonit të ri, në Ligën angleze. Vetë Runi thekson se një sezon pozitiv me Mançester Junajtid, do të ndihmojë dhe skuadrën e Anglisë në finalet e Kupës së Botës 2010, në Afrikën e Jugut. Fergusoni nënvizon se do të këmbëngulë që Uejn Runi të stabilizohet dhe më shumë si sulmues qendre. Në një interviste dhënë tabloidit “Daily Mail”, Runi theksoi: “Dy gola në dy ndeshje janë një tregues pozitiv dhe shpresoj që kjo ecuri shënimi të vazhdojë gjatë gjithë sezonit. Nëse arrij kuotat e përcaktuara nga Fergusoni, që të shënojë të paktën 20 gola ne sezon, atëherë mund të ndihmoj më shumë Anglinë në Botërorin e vitit 2010”. Pas Birmingamit, sfida e dytë për Mançester Junajtid është përsëri ndaj një debutuesi: me Bërnlin, takimi që do të luhet sot. Gjithsesi, problemet nuk mungojnë për teknikun skocez, sidomos në linjën e mbrojtjes ku të dëmtuar janë dy mbrojtësit e qendrës: Rio Ferdinand dhe Nemaja Vidic.

Redknap: “Kemi bum talentesh”

Pas fitores 2-1 me Liverpulin në javën e parë të kampionatit anglez, trajneri i Totenhemit, Heri Redknap, premton një sezon më ambicioz se ai kaluari. Tekniku pohon se skuadra e tij është e nga Hondurasi, Vilson Palasios, bëri një lojë të mrekullueshme dhe i pari që e vlerësoi atë, ishte pikërisht trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez. Palasio u krahasua nga media me Graham Roberts, protagonisti absolut i dy sukseseve të mëdha të Totenhemit, si në Kupën e Anglisë ashti dhe në Kupën UEFA gjatë viteve ’80. “Tani në skuadër kam më shumë futbollistë në role të ndryshme loje. Shoh një grup cilësor me lojtarët që kam, - tha Redknap.

Shumakeri në Valencia, por si tifoz

Duhej të shkonte për të pilotuar makinën Ferrari në vendin e Masës, në të kundërt Mikael Shumaker do të shkojë në Valencia thjesht si shikues. Shtatë herë i botës i Formula 1 do të jetë i pranishëm në Çmimin e Madh të Europës për të bërë tifozllëk për Ferrarin e në veçanti për të qenë afër Badoert, pilotit kualidator që do të zëvendësojë Masën. “Mikaeli do të shkojë në Valencia për të mbështetur skuadrën e Lukën”, - tha zëdhënësja Sabine Kehm.

19 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›