Me dorën e pajtimit dhe miqësisë arrihet bashkimi i të majtës. Por a e do, a e ka sinqerisht dhe seriozisht Edi Rama? Pyeteni shokun Maqo, kryetarin e partisë, pastaj në ftoni
>Nga Xhevahir TAHIRAJ
Të mëdhenjtë po përgatiten për koncertin e madh. Po nxehen lodrat e daullet, gërnetat dhe violinat, po temperojnë zërat melodiozë në të qarë. Do këndojnë do hedhin valle 2milionë shqiptarë. Juria do marrë çmimet dhe do ndajë mandatet për regjisorët, balerinët dhe muzikantët. Dy kampet me dy liderët e palodhur mjaft pozantë e të vendosur, mjaft optimistë dhe absolutë të palëvizur nga pazaro-konsenset apo traktato-marrëveshjet kanë përpiluar listat e kandidatëve dhe shtabeve, fondet dhe postet e ardhshme. Listat e premtimet janë të shumta, por edhe sofra është e madhe me 118 mijë buxhetorë e po kaq edhe nëpër burime që rrjedhin e nuk shterojnë, ku ushtria e të vegjëlve, të mjerëve të papunëve, zullumqarëve (që janë aktualisht brenda) dhe atyre që pretendojnë të sistemohen, ka hapur gojën e veshët, ka filluar të shajë të grindoset e të mallkojë. Kjo ushtri nesër do çirret, rebelohet e përbetohet për të mbrojtur apo vjedhur votën që do të lihet ta numërojë. Dy të mëdhenjtë duan të qetësojnë kampet brenda tyre, njëri është më i sigurt e më i qetë se ushtria e tij e ka ndonjë kockë në gojë, të tjerëve do u premtohet e do u bëhet false tapia e shtëpive e shpejtë, e rrufeshme që do i rrisë edhe buxhetin fushatës. Ndërsa tjetri edhe pse premtonte po stërlodhet e stërbetohet se është apostulli Mojsi dhe do i udhëheqë drejt ëndrrave e tokës së premtuar, është jo vetëm i pabesueshëm por edhe i pasigurt. Ndaj të dy kërcënojnë me Ligjin e Lustracionit, dhe hapjen e dosjeve. Mirëpo, kërcënimi që u shkon për shtat të dyve po u del huq, po u zhvlerësohet dhe po u kthehet me efekte të kundërta të bezdisë e mërzisë neverisë e përbuzjes për gjërat e shkuara, për hesapet e vjetra për plagët e rënda dhe cinizmat e pamoralshme që duan tu hedhin pudrën e radhës. Deri tani e djathta është më e konsoliduar më në favor më superiore në sajë të udhëheqësit të saj të lavdishëm i cili hyri në politikë e në histori me të kundërtat e saj (tij). Ai edhe pse vetëquhet si flamur i demokracisë, bota ndërkombëtare e pranoi si dera e hekurt ndaj shqiptarëve. Të kundrat që e ndjekin atë, nga opinioni i brendshëm ose nuk vlerësohen, ose justifikohen. Kush thotë ndërtues, thotë edhe shkatërrues, flamur i pluralizmit komunist i partitizmit, shembull në grumbullin e të vetëve, shembull në përplasjen kokë më kokë të kundërshtarëve. Model në lirinë e shtypit dhe të fjalës, model në këshillimin kush e tepron me të drejtën. Edhe Merua, Muçi, apo ndonjë tjetër që grindosen e lëvizin nga rruga e Balliut, janë aq të zgjuar sa të mos harrohen si dikur pasionantët partiakë Çiço-Roqi, Vokshi etj.
Edhe i madhi i të majtës po ndjek apo më mirë po kopjon të njëjtën metodë, të udhëheqësit të djathtë. Mirëpo është jo politikan jo me përvojë, jo me trashëgimi komuniste, jo me filozofinë popullore, ndaj edhe pse ngjan është larg të djathtës. Ndërsa i pari e njeh mirë formacionin e tij, i dyti tani e ka kuptuar se e majta është trup rrapi apo lisi, kockë e fort që nuk e cian dot. Mirëpo ka dëgjuar që një dru i fortë çahet me pyka nga trupi i tij (se ato nuk bëjnë rikoshet) dhe e cacu, e shkoqi, e shkundi të majtën me idetë, sloganet dhe parullat e tij të pakuptimta, përçarëse e bajate të politikës së re. Nga ky merak i madh i ligjshëm, disa burra të mëdhenj e të mençur, me emër e kontribute të shquara morën nismën të ulnin mllefet e të shtroheshin. Ai jo vetëm si përfilli por i fyeu duke mos ditur ti vlerësojë Tahiri, i miri e i mençuri i PS-së bën thirrje dhe shtron projekte për një kongres të jashtëzakonshëm të të majtës. I mjeri miku im Maqo, ose ka rënë pre e iluminizmit apo romantizmit, ose i është dorëzuar sinqeritetit dhe idealizmit të tij utopik. Them utopik sepse nuk është aq naiv sa të mos njohë koshiencën dhe investimin e madh që Edi Rama ka bërë për të blerë partinë dhe për të shpartalluar, thyer, njollosur e njollosur moralin, trashëgiminë dhe karakterin e socialistëve. Pse Edi Rama nuk e kupton se me një grupim tjetër të majtë në zgjedhje është i lumtur?! Pse nuk i kanë thënë ata qindra socialistë të ndershëm e të devotshëm anë e kënd Shqipërisë të ulet, arsyetojë, të bashkohet?! Por siç duket Maqoja ose e bëri naive pjesën tjetër të së majtës që i është larguar Ramës, ose ose e bën këtë pjesë fajtore. Politolog diversionist i të majtës dhe apologjetët e zëdhënësit të Edi Ramës po tregojnë e shënojnë me gisht mëkatarët, armiqtë, tradhtarët e popullit si Ilir Metën, Petro Koçin e anëtarësinë e tyre. Po të arsyetojmë me gjakftohtësi, nuk do të kishte vend të ngriheshin etiketime të tilla. Kjo i ngjet kërkesës që bëhet për nxjerrjen e merave të bashkëpunëtorëve të dikurshëm të sigurimit, të cilët, të gjithë ata që shkruajnë po e thonë se i kanë brenda në radhët e tyre. edhe fajtorët e të majtës janë brenda të majtës, edhe mëkatarët e prurjes në pushte, edhe ata që e rritën dhe e forcuan deri zv mbret kryeministrin edhe ata që i dhanë prokurorinë etj., etj. Mëkatarët pra flenë tek e majta. Kjo dhe vetëm kjo u kërkua në kongresin e jashtëzakonshëm nga ne socialistët e PS 91. Të nxirrnim përgjegjësinë e mëkatarëve. Ju shoku Maqo me Edi Ramën në nxorët me dhunë e turp pa na dëgjuar sepse e kishit ndërtuar platformën e çarjes kohë më parë e jo vetëm nga Edi Rama por edhe ju që qani me lot krokodili se u dhimbset e majta. Sa për kujtesë, sepse ato nuk kanë më vlera. Në kongresin ku u zgjodh Edi Rama, platforma e tij me pranimin e mendimit të lirë, e mendimit ndryshe, deri në fraksion (siç jemi ne sot) u rrëzua dhe sipas normave Edi Rama duhej të dorëhiqte kandidaturën. Por doli bedeli i Ramës dhe e mori autorësinë e platformës duke dhënë dorëheqjen si sekretar i përgjithshëm i partisë dhe çuditërisht kongresi unanim zgjodhi Edin kryetar pa qenë socialist. Ndërsa autori i rezoluto- platformës, Rama është kryetar i asamblesë kombëtare të partisë socialiste. Thonë nëpër kafene se është me pushtet absolut në vendimet për troje e licenca të Edi Ramës, por unë nuk e kam besuar e provova në ballafaqimin me dy drejtorë ordinerë e hajdutë të bashkisë, se ky absolut kishte më pak vlerë se ata. Me këtë kryetar të asamblesë premton Maqo, kongres të jashtëzakonshëm?!! Më tej Edi edhe pse u ul në karrigen e kryetarit thonë që trembej, bërtiste në zyrë, tromaksej nga çdo gjë e Nanos aty, si simbole, fotografi, flamur partie, statut, struktura, kod marrëdhëniesh me socialistët etj. Nxehej nga koka edhe qullej nga karrigia dhe tërbohej. Thërriste vartësit, ata i thonin se ta ka lagur Nano, ai ka rrënjë këtu, duhen reforma të thella, duhen ekipe të rinj, e politika të reja, etj., etj. Ja kripën shpirtin, i errësuan vizionin, e rrethuan me lajka dhe e futën në armiqësi me tërë çka gjeti. Pra mëkatarët janë aty brenda dhe ata duhen ndëshkuar. Ose vetë Edi ishte mëkatar dhe i shtyu profesorët dhe idhujt e socialistëve të bënin mëkate, prapësira e ndyrësira për të shthurur të majtën. Si mund ta harrojnë socialistët ish-kryeministrin që përpiloi listat njëpërdorimëshe prishi strukturat, bëri zgjedhje të reja brumbull bajgash i mbronte këto në kongresin e turpit të socialistëve? Ose duhet të të qortojmë ty Maqo, profesor Xhevat Lloshin e Vasillaq Kuretën për statutin që na futi në internacionalen socialiste, ose duhet ti themi profesor Rukës dhe Dokles e Majkos: Turp me paçavuren prostitutë që përpilove në atë kongres. Pale Islami i Kulisave, manipulatori i tërë zgjedhjeve me enigmën e kombinacioneve matematikore. A nuk ishin të pështirosura akrobacitë e pelivanllëqet e disa titullarëve të socialistëve që e mbizotëruan kongresin e jashtëzakonshëm duke mbytur zërin e butë, arsyen e logjikën e shëndoshë megjithëse u luteshim të na dëgjonin dhe ne. Me arrogancë në garë e me hipokrizinë i bënë qejfin Edit: Dade, Majko, Angjeli, Ulqini, Fino, Ruçi, Dokle, Islami. Era e keqe e bixgës që kishin gatuar vite më parë për të spostuar, larguar me puç e tradhti Nanon nuk e bën të mundur uljen në bisedime parimore aq më tepër kur shtrohet llafi për bashkim të së majtës. Ndaj Maqua rreket kos ose ka porosi nga Edi të bëhet karem. Tani partia socialiste gjyshër e nipër halla e teze do shpallë luftë dhe do të kryqëzoj Ilir Metën. Fo