E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hallall e paç o baca Sali

>Nga Vangjel SAKO  
Mbase nuk jam i vetmi që kam alergji për politikanët. Me mijëra të tjerë janë si unë. Jam i bindur për këtë. Por ndoshta ata nuk e kanë mundësinë e shfaqjes publike të kësaj ndjenje. Por e shprehin ku të mundin. Ca qetë e qetë. Ca të tjerë të rrëmujshëm. Ca edhe me shumë zhurmë. Ca duke ju parë në ekran. Ca duke ju lexuar në gazeta. Ca të tjerë pas ndonjë takimi me ju. Ca të tjerë në një bisedë përpara filxhanit të kafes. Duke ecur me autobus. Duke pritur të marrin pensionin. Edhe duke ecur në bulevard dhe duke folur me vete. Është një alergji që vjen së brendshmi. Mua mbase më vjen kjo alergji prej hipokrizisë së tyre. Prej një hipokrizie që ju e shfaqni fare hapur, sa mua më duket se talleni hapur me ne. Një hipokrizi që nuk ka lindur sot. Që nuk ka lindur tek politikanët e pas nëntëdhjetës. Që mbase nuk ka lindur së pari në vendin tonë. Por unë këta tanët njoh më shumë dhe prej tyre më vjen alergjia. Duke mos u marrë me ata të kaluarit, çuditem edhe me këta të sotmit. Pothuajse kopje e atyre të parëve. Mashtrues. Hipokrit. Të mirë, të ndjeshëm sa kërkojnë votat. Përbindësha kur na marrin kolltukun. Ose më saktë, kur ua japim. Se prej nesh e kanë. Prej votës time. Prej tuajës. Që nuk na hedhin sytë më pas. Në këtë alergji të përgjithshme, më alergjiku pa dyshim ish presidenti dhe kryeministri I sotëm. Jo se kam ndonjë njohje personale. Jo se kam ndonjë inat personal. Por mesa duket për atë metamorfozë që do tja kishte zili çdokush, nga një ish komunist 24 karatësh në kryedemokrat. Por ka ca kohë nuk po kam ndonjë alergji kushedi shqetësuese. Madje jo vetëm kaq. Kam filluar të kem një lloj admirimi, që nuk e di në se do ta quaja simpati apo zili. Të hapur fare. Kam filluar ta mbrojë dhe të shpreh mendimin se kështu duhet të jenë të gjithë politikanët shqiptarë. Trima. Të guximshëm. Që nuk pyesin për asgjë. Një mbrojtje që nuk po më lë të qetë. Që më ka sjellë telashe jo të vogla. Që më ka bërë të zihem me shokë që më njohin se nuk I kam qejf politikanët, aq më shumë Salën. Duke bërë debat dhe me ata që më njohin se nuk dua asnjë politikan. Por unë më duket se kam shumë të drejtë. Rri dhe analizojë atë që bën baca (do sdo ai po vete tek ajo moshë që bacë do ti themi) dhe më vjen vetvetiu kjo simpati apo zili. Rri dhe them me vete, ndonjëherë edhe me zë: Hallall e paç o baca Sali. Po e bën dhe po e shkruan historinë siç do dhe siç di vetë. Nuk pyet për asnjë njeri apo për asnjë institucion. Si një dragua mali me fuqi të pashtershme dhe me asnjë kundërshtar përpara po ecënnuk e di se për ku. Hallall e paç që çfarë ke thënë e ke bërë. Dhe nuk të ndal askush. Nuk pyet për ligje e rregulla. Ato i bën vetë. I bën për emra dhe funksione të veçanta. Paçka se nesër ata nuk do të jenë më. As në skenën e politikës. Mbase as së gjalli. Por deri atëherë le ti ndërrojnë prapë ligjet. Rëndësi ka që ato të jenë siç i do ti sa të jesh ti në pushtet. Që do të jesh gjatë. Se vetë e ke thënë. Do ikësh kur të të heqë populli. Dhe me sa duket ky popull nuk ka ndërmend të të heqë. Se kush e pyet popullin. Ti i ke vënë përpara jo vetëm popullin( ku hyjë edhe unë) por edhe ata që duhet normalisht ti kesh kolegë, politikanët. Të majtë e të djathtë. Askush nuk të del përpara dhe të të thotë ndal. Na ke vënë në rresh dhe vetëm jep komandën. Jo si në kohën e xhaxhit por po na bën fiskulturë. Ah çmu kujtua ai merhumi. Por do ti që ngandonjëherë më hiqen paralele të ngjashme midis tij dhe ty bacë. Ca paralele ngjashmërie që besojë edhe ti nuk do ti kundërshtosh. Jo fizike. As hamendësime të kota. Unë nuk kam aq njohje në dispozicion si kolegët e mi që përmes ngjashmërive fizikë, analizave kohore dhe ndoshta edhe dëshmive të bashkëkohësve që kanë mundur ti shfrytëzojnë, kanë nxjerrë Enver Hoxhën pinjollin e Çerçiz Topullit dhe Edi Ramën nipin e Ahmet Zogut, d.m.th kushëririn e Princit. Jo! Absolutisht jo. Unë nuk kam asnjë fakt se Hoxha apo ndonjë paraardhës i tij të ketë qenë ndonjëherë në Viçidolin tënd që u bë i njohur vetëm ku ti u bëre kryedemokrat. Por ngjashmëria e madhe midis teje dhe xhaxhit më tepër është praktike. Në atë që ka bërë ai dhe pothuajse si në letër kopjativ po e bën edhe ti. Ja le tja nisim ballafaqimit. A nuk po mësojmë se xhaxhi kishte vajtur në mbledhjen themeluese të PKSH si i ftuar nga Koçi Tashko për të plotësuar numrin e delegatëve korçarë, ndërkohë që vetë Koci donte të bëhej kryetar? Dhe xhaxhi shkoi si i ftuar nga e keqja dhe ja futi Koçit. Jua futi edhe atyre që kishin vite si komunistë. Që kishin ngrënë edhe burgun si të tillë. Nuk ua fërshëlleu fare. U bë vetë kryetar. A nuk ishe ti që në darkë vajte tek studentët grevistë për tu çuar përshëndetjet e presidentit Ramiz Alia si një nga më besnikët e tij dhe në mëngjes u gdhive kryetar i së parës parti opozitare?! Si xhaxhi edhe ti jua fute atyre që kishin kohë që kërkonin demokraci të vërtetë. Që kishin ditë natë në grevë. Që kishin ditë në sheshin Demokracia. Që kishin ngrënë edhe shkopin e gomës së policisë. Që kishin bërë programe e plane. Ti ua prishe të gjitha. Dhe si dragua dole vetë i pari. A përfundoi në fund xhaxhi në byronë politike me vetëm dy apo tre nga ata të 41-shit sepse të tjerët i la rrugëve, mbuluar me baltë apo me gjak? Ku i ke ti ata me të cilët votove ditën e parë për PD? (mos më kujto ata që ikin, vijnë, ikin vijnë se ata jam i bindur se edhe ti nuk i ke në zemër por të duhen, sepse realisht atyre nuk u ke hedhur mbi surrat baltë por m që nuk ka Lanë ti lajë dhe ti i përdor siç do vetë). Por le të vazhdojmë përngjasimet. A nuk ishte xhaxhi që thoshte se Shqipëria është vendi më i bukur dhe më i lumtur në botë? Ndërkohë ne hanim bukë misri të verdhë dhe mbanim tufëza që nuk na ngopën asnjëherë. A nuk po thua ti se ne jemi vendi me zhvillim ekonomik më të madh në botë. Ndërkohë që mijëra vetë flasin me vete se nuk kanë bukë tek shtëpia. Ndërkohë që burra e gra varin veten se nuk kanë çtu japin fëmijëve për darkë. Po çrëndësi ka për ty kjo. A nuk ishte xhaxhi që ndërsa populli flinte katër kurora në një dhomë e kuzhinë dhe ndërkohë me beton e hekur, që fare mirë mund ti bënte palate banimi, bënte mijra qëndra zjarri për tu mbrojtur nga ndonjë sulm që nuk dihej se kur do të vinte? A nuk je ti që pa pyetur njeri po bën autostradën Durrës Morinë, që nuk dihet kur do të lidhet funksionalisht me krahun tjetër që është ende dy kalimëshe dhe nuk ka një plan të afërt për tu bërë si e jona,  ndërkohë që rrugët edhe brenda qyteteve, jo më fshatrave, i kë copë-copë, si pas bombardimeve të luftës së dytë botërore ?. Do më falësh se e di që nuk i pranon këshillat, edhe kur ti japin kolegët, aq më keq kur ti japin opozitarët, por a sdo të ishte më mirë që me ato miliona e miliarda të kësaj autostrade të kishe mbaruar të gjitha rrugët brenda Shqipërisë. Po hallall e paç baca Sali! Ta kam zili guximin dhe vendosmërinë. Ta kam zili kalimin nga një situatë në tjetrën, pa e pasur problem. Ta kam zili rolin më 97. Bëre betimin si president pa pyetur se ndërkohë ishin hapur depo e armët ishin sheshit, pak ditë më pas u rrudhose sikur kishe hyrë në ujë dhe vetëm pas pak ditësh, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dole përsëri dhe kërkoje votën në popull. Pasi të gjithë menduan se kaq e pate, ti e rimore pushtetin. Hallall e paç o baca Sali. Dhe tani, pasi u ribëre nuse padyshim që do bëje siç di vetë. Dhe ashtu po e bën. Qentë le të lehin, karvani yt as që do tja dijë fare. Se deshe petroliferën kur ishe në opozitë e u dhe ca shpresa të kota ca njerëzve ambientalistë që e donin Vlorën të turizmit, por e bëre pa ta bërë syri tërrt gjatë qeverisjes tënde. Se deshe ta merrnin albtelekomin turqit gjatë qeverisjes kundërshtare dhe ti ua bllokove por menjëherë atyre ua dhe sa erdhe në pushtet, sin ë një lojë kukamçefti me Nanon. Ta kam zili baca Sali! Ikën nga kjo botë 26 vetë në Gërdec dhe shumë menduan se të erdhi fundi, duke pasur parasysh se tu vunë pas jo vetëm vendorët, por edhe Evropa dhe Amerika, por dite aq bukur ta hedhësh lumin. Të janë qepur për dallaveret se thonë janë bërë në rrugën Durrës Kalimash, por ty as që ta ndjen fare nga ajo anë. Bota deklaron se ka krizë botërore, e pranon këtë edhe Bushi yt edh

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›