E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxh askujt

>Nga Xheladin ÇELMETA    
Borxh askujt. Kamera e një prej televizioneve private, që sollën këto ditë pamje nga situata e rënduar e bllokimit të rrugëve në prefekturën e Kukësit, kishte fiksuar pikërisht këtë parullë të vënë në fasadën e një godine të rrënuar të Novoselës së largët, (fshat i krahinës veriore të zonës së Lumës) për tia përcjellë pastaj pak orë më vonë sekuencën filmike gjithë shqiptarëve, kudo që gjenden, brenda e jashtë kufijve tanë shtetërorë. Një malësor rreth të tetëdhjetave, ulur mbi një pirg dëbore, rrekej tu tregonte njerëzve përmes kamerës, në Shqipëri e jashtë saj se besa skena nevojë për asnjë njeriJo se nuk duam, por se askush sna ka ardh me na pa, në gjithë këto vite, në gjithë këto dimra. Natyrisht, e kishte fjalën për pushtetarët e djeshëm e të sotshëm. Madje e theksoi fort: As dje e as tash nkëto çaste, nuk na ka ardh me na pa kush. Detaji mediatik kurrë nuk mund të ishte më i goditur se kaq, çka na lë të arsyetojmë se gjithë sa thamë, nuk ishte dhe aq meritë e gazetarit, se sa e vetë mençurisë popullore të njerëzve të komunitetit të kësaj zone. Borxh askujt, përtej një togfjalëshi prej nëntë germash shqipe, nuk mund të ishte veçse një thirrnajë shekullore e zbuluar thuajse rastësisht në një ditë të 25 janarit të vitit 2009.  Ky komunitet njerëzish (i cili çuditërisht, ra në një mendje për të shkruar këtë perifrazim mbi një copë llamarinë në këtë dimër të ashpër që po kalojmë), ka qenë aty që nga koha e legjendave të lashta; të atyre me kreshnikë, si ajo me Mujin e zanat, e kohës së shtetit të Skënderbeut, e Ismail Qemalit, e Princ Vidit, e kohës pa qeveri fare kur në vendin tonë e bënte ligjin KNK-ja (Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit), e Ahmet Zogut, e Enver Hoxhës, e Fatos Nanos, e Sali Berishës. Ata njerëz të skajit më të thellë të Shqipërisë (Novoselës së Kukësit, por dhe të shumë zonave të tjera në këtë vend), me rrugë e pa rrugë, me dritë pishe, apo me dritë elektrike, me përfaqësim, apo pa përfaqësim në pushtetet vendore e qendrore të qeverive të shkuara apo të këtyre kohëve, deri tek kjo aktualja; kanë ekzistuar, pra, kanë lindur e rritur breza fëmijësh, kanë jetuar kohën jo pa dinjitet, jo pa krenarinë legjitime që të jep mbijetesa njerëzore mbi këtë dhe. Është kjo një metamorfozë që jep ndërkohë dhe kuptimin e vetë jetës që na ka dhuruar veç një herë i madhi Zot. Borxh askujt, është një frazë çarmatosëse, fshikullonjëse. Këta njerëz, me siguri kanë shkuar çdo katër vjet pranë kutive të votimit. Çdo katër vjet ata kanë shqyrtuar, kanë përzgjedhur, sigurisht opsionin më të mire, individin më të mirë të asaj force politike që kanë menduar se do ti drejtojë më mirë, se do ti qëndrojë më afër për ti ndihmuar në kohën kur të ishin në hall e nevojë, si tani, në këtë mot të egër; gjithë llohë e dëborë. Përtej një kronike, me një sekuencë filmike më pak se dy minuta, ka një leksion të tërë për të lexuar. Nëntë gërma godasin ashpër, ata, të zgjedhurit vendor dhe qëndror. Tu dalësh për zot njerëzve, për të përligjur kështu votën që të kanë dhënë njerëzit, është diçka tejet sublime, për të mos thënë hyjnore. Të jesh i zgjedhur, do të thotë të dish me detaje çdo ditë dhe orë hallet e telashet e të gjitha familjeve në komunitet, kudo që ato të ndodhen. Të jesh i zgjedhur, do të thotë të ndjesh dramën e çdo kryefamiljari që mezi blen bukën e fëmijëve në  dyqanin e fshatit; të çdo adoleshenti që ëndërron për të ardhmen e vet, të çdo nëne që vajzën e saj do ta shohë nesër si Jozefina Topalli e Ina RamaTë jesh i zgjedhur do të thotë të të ndjejnë ata, që së largu dëshpërimisht shprehen: Borxh askujt.            

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›