E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me droge ne zonen turistike, pranga 38-vjecarit

Durres- Shiste droge ne zonen turistike, prangoset 38-vjecari i dyshuar. Agjentet e Antidroges ne Policine e Durresit bene te mundur kapjen ne flagrance, mbremjen e se shtunes ne afersi te "Shkembit te Kavajes" te Arban Hoxhes, banues ne kete qytet. Sipas burimeve zyrtare, rreth ores 17:40, ai u kap ne flagrance me 28.40 grame lende narkotike e llojit heroine, e cila u bllokua me cilesine e proves materiale. Gjate marrjes ne pyetje Hoxha mesohet te jete shprehur se ishte perdorues, duke mos pranuar akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". "Materialet procedurale ne ngarkim te 38-vjecarit i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se Durresit", njoftoi dje policia vendore. I dyshuari eshte izoluar ne qelite e paraburgimit, ne pritje te mases se arrestit nga gjykata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›