E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiuni con policet tek 23,5 kg droge

Mamurras- Nje i moshuar eshte kapur me 23,5 kg heroine te fshehur ne banese dhe me nje arsenal armesh qe i mbante pa leje. Nje "spiun" ka cuar agjentet e Antidroges ne Komisariatin e Lacit, drejt e ne banesen ku sapo kishte mberritur lenda narkotike. Ne pranga eshte vene 64-vjecari Hamit Doci, ndaj te cilit jane ngritur dy akuza. Burime policore bene me dije se droga ka qene e destinuar per t'u trafikuar ne drejtim te Italise dhe dyshohet per nje linje trafiku nga Maqedonia. Operacioni ende nuk eshte konsideruar i mbyllur, pasi deri mbreme vone u kryen kontrolle banesash dhe kontingjentesh qe dyshohet se kane lidhje me te ndaluarin Doci. Vlera e mallit i kalon 1 milion eurot, sipas agjenteve te policise.

Ka qene nje surprize e vertete per uniformat blu zbulimi i "pakos" me heroine. E fshehur ne nje nga dhomat e baneses, droga ka qene e ndare ne pako 1 dhe 2 kilogrameshe, e mbeshtjelle me natriban dhe pa ndonje shenim te vecante. E futur ne dy canta te zeza, ku prane tyre ndodheshin edhe dy arme, nje pistolete dhe nje cifte tip "Bereta". Burime zyrtare konfirmuan se kishin marre nje sinjal te zakonshem per posedim arme dhe dyshime per shitje droge, por jo ne kete sasi qe zbuluan. Menjehere pas te dhenave operative, nje grup special me agjente dhe police te grupit te gatshem, ia kane behur ne shtepine e 64-vjecarit Hamit Doci, i pa proceduar me pare penalisht. "Strukturat qendrore te Policise se Shtetit, duke vleresuar me seriozitet maksimal nje informacion rutine, moren masat per verifikimin e tij ne bashkepunim edhe me strukturat vendore policore", njoftoi dje zedhenesja Laura Totraku.

Gjate kontrollit ku nuk u has asnje lloj rezistence nga policia, u gjeten dhe sekuestruan 23 kilograme e 510 grame lende narkotike e llojit heroine. "Gjithashtu gjate kontrollit te ushtruar ne banese u gjeten ne cilesine e proves materiale edhe nje pistolete tip "Bereta", nje arme gjahu po e tipit "Bereta", respektivisht me nga 4 dhe 20 fisheke", njoftoi policia. Megjithese eshte perpjekur te mohoje pronesine, Docit i jane vene prangat ne flagrance, ndersa pritet edhe zberthimi i rrjetit te trafikut dhe bashkepunetoreve te te dyshuarit. Momentalisht ceshtja po hetohet nga policia dhe Prokuroria e Kurbinit, ndersa pritet qe kjo ceshtje t'i kaloje Prokurorise se Krimeve te Renda. Ende nuk konfirmohet nese zoteruesi i lendes narkotike eshte pjese e ndonje rrjeti trafikantesh, por dyshohet se destinacioni i heroines ka qene Italia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›