Shpejtesi sketerre, shtypen dy te moshuar
Dy te moshuar kembesore mbeten viktima te aksidenteve qe ndodhen gjate dites se djeshme ne Tirane dhe Shkoder. Nje prej te ndjereve ishte duke shkuar ne pune dhe u perplas nga nje person ende i paidentifikuar midis dy ministrive ne Bulevard, Ministrise se Brendshme dhe te Mbrojtjes. Policia ka ndaluar vetem nje prej shofereve, ndaj te cilit ka ngritur akuzen e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor". Shkak ne te dyja ngjarjet dyshohet se ka qene shpejtesia e madhe.
Aksidenti i pare ka ndodhur rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem prane Ministrise se Mbrojtjes. Nje automjet tip "Benz", qe po udhetonte me shpejtesi ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", ka perplasur per vdekje kembesorin 64 vjecar, Fuat Muhameti, nga Tirana. Mesohet se i moshuari po shkonte ne pune, ne momentin qe po kalonte nga njeri krah i rruges ne tjetrin. Automjeti qe shkaktoi aksidentin eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes, kurse policia u vu ne kerkim te te dyshuarit.
Ngjarja e dyte ka ndodhur mesditen e djeshme ne qytetin e Shkodres. Fatmir Ibrahimi kishte nje biciklete ne dore, kur eshte perplasur nga nje automjet ne shpejtesi. Plaget qe ka marre 60-vjecari ishin te renda dhe per pasoje ka nderruar jete ne pak minuta. Policia qe shkoi ne vendngjarje beri ndalimin e te dyshuarit Gege Doci, 29-vjec, i cili drejtonte mjetin e aksidentit.